ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Pse duhet një shkollë për kryetarët e partive…”, Rudina Hajdari: Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen…

“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë”. Kështu ka deklaruar sot deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, e cila thotë se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Sipas saj, kryedemokrati Lulzim Basha po tenton të arrijë një tjetër marrëveshje të re me kryeministrin, Edi Rama.

Postimi i Hajdarit:

Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare.

Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pav.dekshëm.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.