Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Fqinjët

” Pse BE pezulloi modelin shqiptar të vetting-ut në Maqedoninë e Veriut…”, Zoran Zaev zbulon arsyet…

ShkodraWeb 3 years ago

Eksperienca shqiptare me vetting-un në drejtësi dhe problemet që ajo shfaqi kanë detyruar BE të pezullojë aplikimin e të njëjtës reformë në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë eksluzive për A2, kryeministri Zoran Zaev pranon se ishte Brukseli që e frenoi në nisjen e këtij procesi: “Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.

Nuk e mohon se bashkimi në të ashtuquajturin Shengen Ballkanik synon shtimin e presionit ndaj Unionit Europian për të përshpejtuar procesin e integrimit: “Të bësh presion është mirë. Shpresoj, presion pozitiv. Por, ata do të shohin më shumë luftë ndaj korrupsionit. Do të shohin se vlerësojmë taksat e paguara nga qytetarët në Francë apo Gjermani, si ne ndërtojmë rrugë, autostrada, sepse ata kanë shpenzuar shumë para në rajon. Ata do të shohin se ne vlerësojmë. Ne shpresojmë që të ketë impakt pozitiv tek Bashkimi Europian, por më së pari ne e bëjmë këtë për qytetarët tanë”.

Dhe zbulon se ideja e Shengenit Ballkanik lindi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara: “Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal”.

Konfirmon se asnjëherë nuk e ka mbështetur idenë e ndarjes së Tiranës dhe Shkupit në rrugën drejt BE: “Ka patur shumë diskutime nga vendet anëtare. Kur më kanë pyetur, qëndrimi im ka qenë: mos e bëni këtë. Ne duhet të shkojmë bashkë. Pse të diskutojmë? Miqtë kujdesen për njëri-tjetrin”.

Mik konsideron dhe Edi Ramën dhe thotë se nuk kishte arsye për të dhënë dorëheqjen, njësoj siç veproi Zaev: “Ishte një situatë ndryshe. Edi ka më shumë shanse të fitojë në Shqipëri. Unë e di, e ndjek, sepse është fqinji im. Unë kam më pak shanse të fitoj në zgjedhje. Shqipëria ka reformat e saj, sukseset e saj. Është ndryshe”.

Zoran Zaev këmbëngul disa herë se është krenar që ka mbështetjen e shqiptarëve dhe shfaqet opotimist se njësoj do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Continue Reading

LAJM PARA: PARALAJMËRIMI/ “Ja nga kush rrezikohet…”, politikani i njohur Albin Kurtit: Kurti të mos shkojë askund pa mbrojtje
LAJM PAS: Çfarë parashikohet për flamurin shqiptar, Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare…

TË FUNDIT

Presidenti Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese
  • Fqinjët

Presidenti Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese

1 week ago
Zgjedhjet në Mal të Zi, presidenti Gjukanoviç dhe një deputet kërcënohen me vdekje, ja mesazhet…
  • Aktualitet

Zgjedhjet në Mal të Zi, presidenti Gjukanoviç dhe një deputet kërcënohen me vdekje, ja mesazhet…

2 weeks ago
“Mbështes Abazoviçin si kryeministër nëse formon shumicën”, flet i mandatuari për formimin e qeverisë në Mal të Zi
  • Anëmbanë

“Mbështes Abazoviçin si kryeministër nëse formon shumicën”, flet i mandatuari për formimin e qeverisë në Mal të Zi

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.