
Dita e hënë, 23 mars 2026 është zyrtarisht ditë pushimi meqë festa e Sulltan Novruzit ishtë këtë të dielë por për PS- në është një ditë e zakonshme, edhe për takime organizative. Të paktën në selinë rozë të Shkodrës, ku sipas asaj që ka mësuar ShkodraWeb, të hënën do të bëhet prezantimi zyrtar i drejtuesit të ri politik të qarkut Shkodër, Enea Karakaçi, njëkohësisht ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës.
ShkodraWeb ka mësuar se takimi do të zhvillohet në mesditë, në mjediset e selisë rozë, ku përveç kryebashkiakëve socialistë, do të jenë edhe persona të tjerë, të emëruar apo të zgjedhur politikë të PS- së në nivel lokal e rajonal. Akoma nuk ka një konfirmim zyrtar por me gjasë Karakaçi do të prezantohet si drejtues politik nga sekretari i përgjithshëm i PSSH- së, Blendi Klosi.
Siç është bërë tashmëe njohur, Enea Karakaçi, u emërua drejtues politik i Qarkut Shkodër në Asamblenë Kombëtare të së shtunës, duke pasuar kryebashkiakun Benet Beci në këtë detyrë politike.




