PS forcë e tretë në Bashkinë Vau- Dejës me 25 prill, rezultati sjell shkarkimin e kryetarit lokal…

Pas postit të Zëvendëskryetarit të Bashkisë Vau- Dejës, largohet edhe nga ai kryetarit të PS- së në këtë njesi të qeverisjes vendore të Qarkut Shkodër. Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 prillit, duket se i ka kushtuar postin politik Kristian Shkrelit. Në këto zgjedhje, pavarësisht se i 8- ti në listë, Shkreli kandidonte edhe vetë për deputet.

Partia Socialiste në Bashkinë Vau- Dejës, u rendit e treta pas Partisë Demokratike dhe PSD- së. Mesa duket, kjo ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të strukturave të larta të PS- së në qendër, duke shkarkuar kryetarin lokal dhe duke i hapur rrugën emërimit apo zgjedhjes së një tjetër drejtuesi në nivel vendor.

Shkreli është identifikuar si përgjegjësi kryesor për kërë rezultat të dobët, vetëm 3728 vota për PS si subjekt politik. Katër vite më parë, në parlamentaret e vitit 2017, PS kishte siguruar 3954 vota ose rreth 400 më shumë se PSD- ja. Kjo humbje e votave në numër dhe përqindje, nuk është kapërdirë dhe kështu shkarkimi ka qenë rruga e vetme.

Gjatë fushatës së 25 prill 2021, Kristian Shkreli duket se është perqendruar më shumë tek sigurimi i votave personale, edhe pse arriti të marrë vetëm 475 vota në Bashkinë Vau- Dejës, duke u renditur i treti në listën e preferencave personale. Në nivel qarku, ku numër ishte vetëm 625 vota, duke u renditur i 8- ti, aty ku ishte vendosur në fillimin e garës elektorale.

Kongresi i 12 qershorit në stadiumin “Air Albania”, pritet të qartësojë se çfarë do të ndodhë në degët me rezultate zhgënjyese, siç është rasti i Vau- Dejësit. Naytrisht, në vendimin për shkarkimin e Shkrelit, duket se ka ndikuar edhe opinioni i tre deputetëve të sapozgjedhur të PS- së për Qarkun Shkodër, Edona Bilali, Paulin Stertak dhe Benet Beci. /ShkodraWeb/

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!