PS dhe “opozita e re” bashkojnë deputetët, miratohet me 97 vota marrëveshja e “5 Qershorit”…

Maxhoranca dhe opozita e re në Kuvend kanë bashkuar votat dhe kanë votuar me 97 vota pro, marrëveshjen e 5 Qershorit, e cila erdhi si rezultat i ndërmjetësimit të faktorit ndërkombëtarë në mbledhjet e Këshillit Politik.

Marrëveshja e 5 Qershorit, parashikon amendimin e Kodit Elektoral sipas kërkesave të dakordësuara me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Marrëveshja në fjalë ka marrë dakordësi të gjere edhe të opozitës në Kuvend, e cila ka bashkuar votat me maxhoracën socialiste, duke arritur 97 vota, që cilësohet dhe si shumicë Kushtetuese.


Kundër marrëveshjes kanë votuar vetëm 6 deputetët, ndërkohë që 4 ligjvënës kanë votuar abstenim.