Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

Provat e reja që fundosën 39 të arrestuarit për vizat, seanca maratonë dhe letërporositë nga…

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lërë në burg 39 të arrestuarit e superoperacionit të muajit mars, që shkatërroi pesë grupe të trafikut të klandestinëve dhe të falsifikimit të vizave. Seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë ishte e gjatë, teksa filloi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 20:30. Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, kërkoi që 39 të arrestuarit të qëndronin në burg dhe paraqiti prova të reja në seancë. Burimet thonë se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur tri letërporosi mjaft të rëndë- sishme nga Meksika, Portugalia dhe Gjermania. Në këto letërporosi ka të dhëna të mjaftueshme që implikojnë të arrestuarit në trafikun e emigrantëve. Kështu, burimet thonë se në Meksikë janë kapur disa shtetas shqiptarj&7 nga Policia Kufitare me dokumente false, që kanë tentuar të udhëtojnë drejt SHBA-ve. Këta persona kanë rrëfyer gjatë marrjes në pyetje edhe mënyrat dhe njerëzit që i kanë ndihmuar të pajisen me ato dokumente.

Gjithashtu, janë marrë të dhëna nga Portugalia për shtetas shqiptarë që kanë udhëtuar drejt vendeve të Amerikës, por edhe Britanisë përmes aeroporteve portugeze. Sipas burimeve, shtetasit shqiptarë që udhëtonin me dokumente false drejt Britanisë, SHBA-ve dhe Kanadasë, në territorin portugez kanë hyrë me pasaportat e tyre biometrike dhe kanë dalë prej andej me dokumente të falsifikuara. Të njëjtat informacione vijnë edhe nga Gjermania. Në këtë mënyrë, Gjykata vendosi t’i lërë në burg 39 të arrestuarit. 39 të arrestuarit ishin të shpërndarë në pesë grupe kryesore. Kështu, krerët e grupeve ishin: Nik Bushi, Fuat Zaimi, Ardian Corri, Eno Muçollari dhe Luan Qyrku. Këta të pestë kishin rolet organizative të grupeve që trafikonin klandestinë, kryesisht nga Shqipëria drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA-ve. Emrat e tyre nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare. Disa prej tyre kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe janë mbikëqyrur nga autoritetet.

Siguronte pasaporta autentike, që merreshin kryesisht në Bullgari, si pjesë e BE-së. Këto pasaporta, pasi siguroheshin, falsifikoheshin në një punishte të sajuar te “Kodra e Diellit” në Tiranë, në varë- si të kërkesave nga emigrantët që kërkonin të emigronin në Britani, SHBA apo vende të BE-së. Pasaportave u bëhej ndërhyrje në foton e personit dhe ato zëvendësoheshin me foton e emigrantit. Në këtë mënyrë, emigranti mund të lëvizte me to lirisht në vendet e BE-së, kryesisht në Britani. Por ndonjëherë nuk ishte e mundur që të behej ndërhyrja, për shkak të fluksit dhe kërkesave të mëdha. Në dosjen hetimore njihet një rast i veçantë i një personi të quajtur Izmir.

Ky person kërkonte të udhëtonte drejt vendeve të BE-së. I pandehuri, Luan Qyrku, i ka ardhur në ndihmë me një ide krejt ndryshe. Pasi ka siguruar pasaportën e një shtetasi bullgar, i cili ngjasonte me pamjet e Izmirit, e kanë dërguar këtë të fundit në Bullgari, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike të thjeshtë. Në këtë mënyrë, Izmiri dukej njësoj si personi që ia kishte blerë pasaportën dhe mund të lëvizte me të drejt vendeve të BE-së. Por si ky rast ka edhe të tjera, që bëheshin kryesisht në Bullgari, ku edhe oferta për shitjen e pasaportës ishte e lartë. Disa pjesëtarë të tjerë të grupit ishin të ngarkuar që të shoqëronin emigrantët deri në destinacionin final.

Tri linja për në Amerikë, po kaq për në Kanada dhe një linjë për në Mbretërinë e Bashkuar, kanë qenë rrugët kryesore që ndiqnin të arrestuarit për emigrantët e paligjshëm. Linja e parë për të mbërritur në Amerikë niste nga Shqipëria, drejt Italisë, më pas në Francë, në Meksikë dhe SHBA. E dyta niste nga Shqipëria, në Malin e Zi, në Serbi, Gjermani, Spanjë, Meksikë ose Kosta Rika dhe mbërrinin në SHBA. Linja e tretë që përdorej nga trafikantët ishte nisja nga Kosova, në Bullgari, Spanjë, nga ku më pas udhëtonin drejt Kosta Rikës e arrinin në destinacion në Amerikë. Për të udhëtuar në drejtim të Kanadasë, përdoreshin këto linja:

Nisja bëhej nga Shqipëria, drejt Malit të Zi, më pas në Serbi, në Gjermani, në Spanjë dhe në aty përdoreshin dy linja, e para direkte drejt Kanadasë, ndërsa e dyta kalonte fillimisht nga Spanja në Panama e më pas në Kanada. Rruga tjetër niste po nga Shqipëria, në Kosovë, në Bullgari, në Spanjë dhe më pas në Kanada. Ndërsa linja tjetër niste po nga Shqipëria, drejt Kosovës, në Belgjikë, në Republikën Domenikane dhe nga aty në Kanada. Për të udhëtuar në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar përdorej vetëm një linjë. Niste nga Shqipëria, në Mal të Zi, Serbi, Gjermani, Spanjë dhe nga aty direkt në Britaninë e Madhe./panorama.com.al/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Përpara se të largoheshe nga kjo jetë, më the se ne të dy kishim një detyrë”
LAJM PAS: VIDEO/ Tifozët përzënë Panuçin nga deklarata live pas humbjes

TË FUNDIT

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

1 week ago
FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

3 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • “Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • “Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023

33 mins ago
“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

48 mins ago
“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • Kryesore

“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…

2 hours ago
BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Kryesore

BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.