Tërmeti i fuqishëm që shkundi ditën e sotme vendin tonë shkaktoi dëme të mëdha në kryesinë e Kuvendit. Mirëpo, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte se “godina e vjetër” e Teatrit Kombëtar ka rezultuar më e fortë se kurrë.
Teatri Kombëtar vazhdon të jetë stoik, duke i treguar kështu Qeverisë se në të vërtetë shembja duhet filluar nga Kuvendi dhe jo nga kjo godinë, që është më e fortë se kurrë dhe i duhet vërtetë kombit.
Kujtojmë se Qeveria ka kërkuar shembjen e Teatrit Kombëtar, me prektekstin se godina është e rrënuar. Por, u desh një tërmet që të nxjerrë në pah stoicitetin e vërtetë të tij!
Pra, kush paska nevojë për t’u shembur? /JOQ.al/