Ka nisur seanca për 19 të arrestuarit nga protesta e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 14 prej të arrestuarve, për tre prej tyre ka kërkuar masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ka kërkuar “arrest shtëpie për njërin prej tyre. Ndër personat për të cilin u kerkua masa “arrest me burg” eshte edhe Florenc Hoxha, ish-drejtori i policisë bashkiake. Ndërkohë mbrojtja kryesisht ka pretenduar se veprimet e kryera nga të arrestuarit jane akte simbolike.
Ndërkohë, të arrestuarit janë: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine dhe Ndue Tuci.
Sipas Prokurorisë, këta persona kanë konsumuar veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Referuar hetimeve të Prokurorisë, disa persona gjatë protestës kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt Policisë si dhe dëmtuan derën e Kryeministrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.
Prokurorët pohojnë se pas këqyrjes në vendngjarje u sekuestruan 33 mbetje në formë të fishekzjarrëve, sqeparë e 29 shkopinj. Ndërkohë, sipas Prokurorisë, dyshohet se Hoxha shpesh ka drejtuar veprimtarinë e personave të tjerë në protestë.
Gjithashtu, Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë, për planin e masave. A është zbatuar ai plan dhe a ka pasur tejkalim të kompetencave.