Protestuan kunder ekstradimit te Ballistit, policia procedon 6 protestues

Grupet e organizuara të tifozerisë shqiptare kanë protestuar dje paqësisht në Tiranë në mbështetje të “Ballist” Morinës, duke kërkuar nag shteti shqiptar që të bënte të pamundurën kundër ekstradimit të tifozit të njohur në Serbi. Tifozët protestuan para godinës së Kryeministrisë dhe pastaj përshkruan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugën e “Elbasanit” për të protestuar edhe para zyrave të FSHF-së dhe Ambasadës së Kroacisë.
Ambasada kroate
Por për këtë veprim, organizatorët duhet të përgjigjen para Gjykatës së Tiranës, pasi janë referuar në Prokurori nga Komisariati Nr. 1 i Policisë. Arsyeja e këtij kallëzimi është se protesta në fjalë është zhvilluar pa marrë lejet përkatëse.
FSHF protestsa
Njoftimi i Komisariatit Nr. 1
Më datë 29.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.R., Z.D.,  G.Gj., B.K., E.SH., dhe J.G., 22, 27, 29, 32, 27 dhe 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e “Elbasanit”, kanë organizuar pa lejen përkatëse duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, një protestë për mos ekstradimin e shtetasit I. M.
Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!