
Tetëmbëdhjetë protestues palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit gjatë demonstratave përpara përurimit të ambasadës së SHBA në Jerusalem, tha të hënën ministria palestineze e shëndetësisë.
Dy fëmijë, të moshës 12 dhe 14, janë në mesin e viktimave, ndërsa më shumë se 900 protestues janë plagosur në Gaza deri më tani, sipas ministrisë.
Janë rreth 10,000 protestues të mbledhur në gardhin kufitar dhe mijëra më shumë brenda tij, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Përleshjet gjithashtu thuhet se kanë shpërthyer mes protestuesve dhe forcave të mbrojtjes izraelite në Betlehem.
Ndërkohë demonstrata të mëdha pritet edhe më 15 maji. /RT/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!