Vendimi i dhënë nga gjykata e Apelit Shkoder për pushimin e proçedimit penal dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Tropojës lidhur me hidrocentralet në Valbonë, është bërë për shkak të kalimit të afatit 5-vjeçar të parashkrimit. Kështu u shpreh gjatë një komunikimi me mediat kryetari i kësaj gjykate Fuat Vjerdha, duke lënë të nënkuptohet se vlefshmëria e dokumentit vihet në dyshim.
Me këtë vendim nuk është vendosur vazhdimi i punimeve, pasi çështja ka kaluar tashmë në Tiranë, ku gjykata atje do të thotë fjalën e saj mbi firmat, nëse janë apo jo të fallsifikuara.
Kështu, beteja ligjore për HEC-et në Valbonë vijon dhe ndërsa qytetarët presin që drejtësia të thotë fjalën e saj përfundimtare, të kundërtën po bëjnë firmat që janë zhvendosur në atë zonë.