Permasat e përplasjes në mes protestuesve dhe policisë në sheshin para Kuvendit rriten. Ka qenë vetë Policia e Shtatit, e cila përmes një njoftimi, bën me dije për 12 policë të lënduar, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë. Në njoftimin e policisë, i cili shoqërohet edhe me një video, thuhet: “Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit. `
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.”.