Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Protesta në Teatër dhe “teatri” i Kryeministrit

ShkodraWeb 15 February, 2018
kulliFrano

Nga Frano KULLI

Deri dje, Kryeministri, Zoti Edi Rama, artist për nga formimi bazë, nuk është ndierë përreth  protestës që aktorët e Teatrit Kombëtar, aktorë edhe nga qytete të tjera kryesore të Shqipërisë, kanë nisur e po bëjnë prej më se një jave, përkundër një projektligji dhe vetë ministres së Kulturës që e ka përgatitur, i cili, simbas tyre u cenon atyre edhe ato liri jo të plota që ata kanë pasur deri më tani për ushtrimin e profesionit të tyre, që është aktrimi, teatri, pra.

Simbas projektit, i cili me gjasë do të bëhet edhe ligj, e gjithë lëvizja teatrore, përfshirë atë të Teatrit Kombëtar dhe atyre të qyteteve të tjera të Shqipërisë, kërkon të centralizohet administrativisht, domethënë, ndryshe nga çka qenë deri më tani, ku trupat teatrore në njëfarë mënyre administroheshin nga bordet e tyre, tani e masandej do të drejtohen e komandohen vetëm nga një “dorë”, domethënë nga Zonja Ministre e Kulturës sot dhe nga ministri pasues nesër.

Njëherësh me projektligjin, aktorëve u është kërkuar të lirojnë godinën e teatrit ekzistues, me arsyetimin e rindërtimit të tij, i cili, për hir të së vërtetës, është i domosdoshëm, madje ka një nevojë ulëritëse prej kohësh.

Veçse, kjo iu është kërkuar atyre, pa i njohur ata aspak me projektin rindërtues a me ndonjë projekt tjetër të një teatri të ri, i cili më së paku duhej konsultuar në radhë të parë me aktorët si grup interesi. Po edhe me publikun e gjerë qytetas, domosdo. Se po bëhet fjalë për Teatrin Kombëtar dhe jo për një ngrehinë, që e çfarëdo destinacioni qoftë, nuk mund të kishte rëndësinë e teatrit, qoftë edhe si vepër urbane.

Dje, Zoti Kryeministër, nëpërmjet FB (!) ka kumtuar nëpërmjet bashkëbisedimit me një fansin e vet, i cili e pyet: i ke dëgjuar Robert Ndrenikën e Bujar Asqeriun: “Jo, nuk i kam dëgjuar ata që s’dinë çfarë duan.” Si gjithnjë, edhe kësaj here, në stilin e tij tallës e fyes, përbuzës me këdo e me gjithkënd. Me punëtorë, fshatarë, profesorë e gazetarë…E drejtë që ai ia ka dhënë vetes qyshkur ka zënë atë karrigen pezante të pushtetit të lartë.

Edhe kësaj radhe njësoj, pa u vënë sadopak në sedër se po flet për atë specie njerëzie këtu në Shqipërinë tonë, që për aq sa kanë bërë, do të mbahen mend e të kujtohen për mirë, edhe atëherë kur emri i zotërisë së tij dhe një duzine kryeministrash të qindvjetëshit shtet shqiptar, do të kujtohen mjaft më rrallë e aspak me respekt. Por ka një gjë edhe më përtej mungesës së respektit, që shfaqet e në formën e talljes e cinizmit, në formën e shpërfilljes dhe të vjedhjes së gjësë publike, pa u përgjigjur qoftë edhe një herë të vetme para askujt.

Këqyrja e vetvehtes përmbi gjithkënd mbi tokë prej asaj vendkëqyrjes së karriges hijerëndë, nuk është modeli i panjohur për ne të qeverisurit e zotërisë së tij. Ky është profili i udhëheqësit autokrat, që e njëson pozitën e kryeadministratorit të punëve qeverisëse me sundimtarin. Sikur njerëzit të ishin kolon të tij. Taborret e këtij Kryeministri janë të akuzuar si dëmtorët më të mëdhenj të ekonomisë kombëtare dhe të prosperitetit të vendit.

-Ne kemi bërë teatro e stadiume më shumë se ç’janë bërë për 26 vjet-tha… Ia tregon Robert Ndrenikës, se çka bërë ai për teatrin…Sa tragjikomike. Në të vërtetë, bëma e vetme e Zotnisë së tij është ajo që Roberti, Mirushi e vërsnikët e tyre e mbajnë mend mirë. Ka qenë atëherë kur teatrin desh t’ua bënte kullë…, një qasje që vjen vërdallë edhe tani. Aktorët e kanë shprehur këtë shqetësim dhe këmbëngulja e Ministreshës te projekti i qeverisë, ngjan si detaj regjisorial në një teatër kukullash, ku fijet i luan “mjeshtri”…

Ndaj, dhe duan ta përmbyllin sa më shpejt zërin e protestës së aktorëve dhe sindikatës së tyre. Nuk e di se ka ndonjë Kryeministër tjetër, së paku në Europë, që të ketë dialoguar publikisht me një homologun e vet europian si Kryeministri ynë: “Hajdeni, investoni se në Shqipëri nuk ka sindikata që të mërzisin…”.

I ekzaltuar, se në vendin e vet gjasme demokratik, nuk ka sindikata që të mërzisin… Edhe sot, tre vite më vonë, e njëjta sjellje vërdalloset. Një autokraci e frikshme, një ré e zezë për demokracinë, që unë shpresoj se zëri i kultivuar i aktorëve, në rezonancë me zërin e revoltës që zien, do ta zhdavarisë (shpërndajë) këtë ré.

Post navigation

Previous: FOTO/ Debati për Teatrin Kombëtar vazhdon, por gjendja e tij aktuale është e vajtueshme
Next: FOTO TË RRALLA/ Caristët rusë në Shkodër që në vitin 1913…

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.