
Minatorët nga e gjithë Shqipëria prej orës 10:00 vijojnë protestën para Kryeministrisë, ndërsa janë përplasur me policinë duke tentuar që të futen në godinën e qeverisë. Njëri nga minatorët është rrëzuar nga përplasja, ndërsa para Kryeministri janë vendosur tre kordonë me policë.
Minatorët paralajmërojnë se do ta përshkallëzojnë protestën nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria. Protestuesit kërkojnë që qeveria të miratojë statusin për minatorët, ndërsa akuzojnë se nuk ka vullnet për zgjidhje.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!