
Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës.
Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
SHTETASIT E ARRESTUAR:
Alvaro Karrata, Dionis Gremi, Abdulla Isha, Vilson Isha, Egli Xhaferi, Krenar Nela, Riza Isenlikaj, Edvin Cato, Robert Patuçi, Marsel Kuçi, Agim Deda, Kujtim Kothi, Fatmir Dodaj, Bledar Bivja, Ardian Deda dhe 3 të mitur të moshës 15,16 dhe 17 vjeç.




