
Protesta e opozitës cila pritet të zhvillohet ditën e nesërme është komentuar edhe nga OSBE, të cilët shkreh se shpresojnë që të jetë paqësore dhe demokrate.
Në një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u takua me disa zyrtarë, mes të cilëve Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati dhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhin, ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së
Ata shprehen po ashtu gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend e ndërsa në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga Opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike./panorama/