
Opozita shqiptare ka nisur përgatitje për protestën e 26 Majit, me qëllim për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’. Protesta e opozitës vjen si rrjedhojë e publikimit të një audiopërgjimi, në cilin Partia Demokratike pretendon se shfaqet dëshmitari i famshëm X, Albert Veliut, i njohur si “Babalja”, duke biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.
Vendimi për zhvillimin e protestës u mor ditën e premte gjatë një mbledhje të krerëve të opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike. Një ditë më parë, kreu i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur krerët e degëve të PD-së për të diskutuar rreth modaliteteve të protestës. Mbledhja e Bashës me krerët nisi në orën 11:30 në selinë blu dhe zgjati rreth 60 minuta.
Mësohet se për momentin është caktuar orari i protestës, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë më 26 maj dhe do të nisë në orën 11:00. Vendi i protestës nuk është përcaktuar ende sepse PD-ja është në pritje të zhvillimeve dhe ajo mendon se në rast se ministri Fatmir Xhafaj do të japë dorëheqjen, atëherë protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë, ndërsa në rast se Xhafa nuk dorëhiqet, atëherë protesta mund të përqendrohet te Ministria e Brendshme./shqiptarja.com/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!