
Zbardhet plani i masave të policisë për protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Do të ketë devijim trafiku në aksin që lidh bulevardin me qendrën e qytetit.
Autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Të angazhuar mesohet se do te jene rreth 1500 police. Sakaq policia ka njoftuar se do te kaloje qe sonte ne gatishmeri.
Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen.
Kjo përkon me diskutimet që bëhen ende në radhët e partive opozitare, por dhe brenda Partisë Demokratike për zgjatjen e protestës për 72 orë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka postuar në “Facebook” spotin që fton qytetarët në protestë, më 26 maj në orën 11.00.