
Rreth 1500 efektivë policie do të jenë në terren në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.
Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zbriti në terren për të vëzhguar nga afër situatën para protestës. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të veçantë organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë.
Nga pamjet e siguruar shihet se përveçse qarkullimi në Bulevardin i cili është bllokuar, është vendosur gardhi metalik dhe podiumi. Prej orës 15:00 të ditës së sotme, rrugët rreth Kryeministrisë do të jenë të bllokuara për shkak të protestës.
Akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
-Rruga “Ukraina e Lirë”,
-Rruga “Papa Gjon Pali II”,
-Rruga “Ismail Qemali”.
Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”




