
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. S., 24 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, dhe F. V., 57 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme”, “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor” dhe “Kanosja”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Baks-Rrjoll, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor”, pasi dje këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i shtyrë dhe duke tentuar të futen me forcë në kantierin e ndërtimit, si dhe kanë kanosur me fjalë punonjësit e kantierit. Gjithashtu këto shtetas kanë penguar lëvizjen e mjeteve për në kantier.




