
Nga Ramiz Çobaj
I nderuar qytetar!
Me datë 27 Janar, ora 12.00, në Tiranë, opozita organizon një protestë mbarëpopullore.
Bëhu edhe ti pjesë e saj!
Çdonjëri nga NE, ka plot arsye personale për të protestuar. Por, edhe nëse mendon se nuk ke arsye të mjaftueshme personale për momentin, “kalo pragun e derës”, sepse do gjesh dhjetëra arsye për të qenë pjesë e protestës.
Eja edhe ti që të PROTESTOJMË SË BASHKU:
-për ata 500 mijë bashkëkombas që në pesë vitet e fundit morën rrugën e mërgimit me shpresën e një jete më të mirë, sepse në Shqipëri “Shpresa vdiq”;
-për mijëra biznese të falimentuara e qindra mijëra të papunë që po mbushin sheshin e qytetit tim dhe të qytetit tënd si rrjedhojë e këtij falimentimi;
-për të papunët e hedhur në rrugë nga pseudoreformat e kësaj qeverie;
-për ata mijëra e mijëra të shoqëruar, keqtrajtuar, ndaluar nga polici, punonjësi partiak i shtetit, shefi i zyrës, drejtori, ministri, kryeministri, qeveria;
-për ata pensionistë që iu mohohet përkujdesja më e vogël sociale;
-për të sëmurët në spitale që iu mohohet shërbimi minimal;
-për të gjithë ata që në vend të drejtësisë, përballen çdo ditë me arbitraritetin gjyqësorit;
-për të gjithë të pamundurit e kësaj shoqërie…
Por, protesto edhe KUNDËR:
-Qeverisë së krimit e drogës;
-Krimit të organizuar dhe ordiner që ka mbërthyer vendin e shoqërinë;
-Dhunës shtetërore që hasim çdo ditë sapo dalim nga shtëpia;
-Kryeministrit, ministrit, deputetit, drejtorit të policisë apo punonjësit të policisë, drejtues dhe organizator të trafikut të drogës;
-Kryeministrit të kthyer në Kryeprokuror, Drejtor i Përgjithshëm Policie, Drejtor SHISH-i, Kryetar Gjykate, Kryeregjistrues, Kryeshkatërrues….
Të protestojmë së bashku kundër varfërisë dhe shkeljes së dinjitetit njerëzor; fyerjes së inteligjencës si komb duke na ofruar pranimin publik së të keqes (detyruar nga faktet e pamohueshme të zbuluara), si luftë ndaj saj.
Ky qëndrim, është tregues i mjaftueshëm për të dëshmuar pafuqinë e kësaj qeverie në kryerjen e detyrimit ndaj qytetarëve, ndaj është detyra jonë e përbashkët të pengojmë vrullin e rënies drejt rrënimit ekonomik e moral.
I nderuar qytetar!
NËSE ZGJEDHJA JOTE ËSHTË INDIFERENCA, TË JESH I SIGURTË SE ME KËTË QEVERI SË SHPEJTI DO JESH TI VIKTIMA E RADHËS SË ARBITRARITETIT QEVERITAR….
Prandaj, mos harro, ditën e shtunë, datë 27 janar, ora 12.00, të bashkohemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për ti thënë të KEQES: NDAL!!! /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Ramiz Çobaj/