
Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga protesta e 13 prillit e thirrur nga opozita, kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një tjetër mesazh. Basha u kërkon qytetarëve të bëhen pjesë e protestës së të shtunës, duke theksuar se duhet ta çojnë deri në fund betejën e nisur.
“Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo një drejtësi që burgos fukarenjtë të cilët s’paguajnë dot faturat e dritave, ndërkohë që qeveritarët e korruptuar nuk gjejnë vend për të fshehur tonelatat e eurove që kanë vjedhur.
Ndaj këtë betejë do ta çojmë deri në fund përpara ndeshjes në kushte të parabarta, ku PD ka një program fitues dhe ofron ndryshimin për jetën e çdo shqiptari! #ShqiperiaSiEuropa #13prill”, shprehet Basha.