“Propozuam tre kandidatura mjaft dinjitoze”, Presidenca i përgjigjet Kuvendit për kreun e KLSH-së…

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka reaguar për letrën me të cilën i është drejtuar kreut të shtetit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkon të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së, post i cili mbahet nga Bujar Leskaj aktualisht.

Në një reagim në rrjetet sociale, zëdhënësi i kreut të shtetit Tedi Blushi thotë se Presidenti Meta “e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH”.


“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”, thuhet në reagimin e Blushit.

Kryeparlamentari Ruçi në letrën drejtuar kreut të shtetit i kërkon të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së, post i cili mbahet nga Bujar Leskaj aktualisht.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,- thuhet në letrën e Ruçit.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media