Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas deklaratës që dy partive kryesore qeverisëse gjermane, duke theksuar se opozita mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës.
“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin evropian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krmin, mungesa e luftës ndaj krmit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës evropianë të Shqipërisë”, shkruan Basha.