“Propozimet të diskutohen dhe të mbështeten me votë të fshehtë nga të gjithë ne”, deputetja Greta Bardeli reagon për platformën e Alibeaj për PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar për platformën e prezantuar sot nga kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardeli shkruan se të gjitha këto propozime apo drafte, duhen debatuar në një mbledhje me të gjithë deputetët e PD-së.


Sipas saj, çdo draft-propozim duhet të përfshijë dhe qëndrimet përkatëse të çdo deputeti të PD-së.

Postimi i Greta Bardelit:

Te nderuar demokratë të Shkodrës, njerëz që më së pari kam detyrimin T’Ju informoj dhe bashkëqytetarët e mij gjithashtu:

Sot opinioni publik është njohur me një draft platformë nga z.Enkelejd Alibej si dhe një listë të deputetëve që e mbeshtesin këtë propozim. Po ashtu në të njëjtin komunikim janë bërë me dije dhe qëndrimet e një pjese të vogël të grupit që kishin kërkuar që ato të deklaroheshin nga z. Alibej publikisht. Me këtë rast në respekt të gjithë votuesve të mi dhe në cilësinë e deputetes së Qarkut Shkodër sqaroj qëndrimin tim me këtë çështje:

1.Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj hartuesve të draftit, dhe çdo propozimi me këtë qellim, të mbështetet ose jo me votë dhe saktësisht me Votim të Fshehtē nga tē gjithë deputetet e PD.

2.Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetevë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë perjashtim duke garantuar transparencë tē plotē!

3.Cdo draft propozim përfshirë edhe i sotmi duhet të siguroj pa dallim dhe qëndrimet përkatëse të cdo deputeti të Partisë Demokratike!

I qëndroj fort bindjes se të gjithë krahët në PD në situatën ku ndodhemi duhet të gjejnë kurajën që permes dialogut të hapur, të gjejnë rrugët e bashkimit ku e para dhe e vetmja duhet te jetë vota dhe gjithëpërfshirja e demokratëve!