Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh

“Propaganda është si art, s ‘është nevoja të respektosh të vërtetën”, historia e Jozef Gebels ose “Djallit të rremë”

ShkodraWeb 28 February, 2021
jozef gebels 0

 Kjo është historia e Jozef Gebels, “Djallit të rremë”. Në shkollë shokët e klasës e quanin “Odise” sepse ishte i shkathët. Kur filloi me politikën dhe hyri në partinë naziste, u bë zëri i Rajhut të Tretë. Ishte specialist i metodës së shplarjes së trurit. Folësi i Bursës që u bë nacional-socialist.

I riu dhe i dashuruari Jozef Gebels i dërgoi një herë një letër për krishtlindjet vajzës me të cilën ishte jashtë mase i dashuruar. Në fund i kushtonte disa vargje shumë të bukura, të cilat siç thoshte, i kishte shkruar vetë, për t’i shprehur ndjenjat e tij. Por tekstet nuk ishin të tijat, por të Niçes.

Në moshën 23 vjeçare punonte si folës në tregun e aksioneve, duke njoftuar çmimet e letrave me vlerë industriale nga mikrofoni. Ai ishte përpjekur të punonte si gazetar në një gazetë dhe ndihmës regjisor në teatër por nuk ia kishte arritur. Një natë dimri, shoku i tij Fritz Prag e ftoi në një diskutim midis socialistëve dhe nazistëve. Kur hypi në foltore, Gebels tha: “Bashkatdhetarët e mi të dashur gjermanë”, një frazë që nacionalistët gjithmonë thoshin për njëri-tjetrin.

Socialistët reaguan fuqishëm me të shara dhe u dëgjua një zë: “Kapitalist,shfrytëzues”. “Kushdo që e tha këtë të vijë dhe të më tregojë sa para ka në xhep. Pastaj do të shohim se kush ka më shumë,” tha Gebels, duke zbrazur disa monedha nga portofoli i tij, duke ngritur në këmbë nacionalistët. Për shumë biografë të propagandistit të famshëm, ky ishte episodi që i hapi dyert e partisë naziste, në të cilën mori numrin serial 8762. Botuesi i nazistëve që aplikonte teknika të reja të propagandës.

Në nëntor të vitit 1926, kishte arritur të ngjitej në hierarkinë e partisë dhe u bë Gauleiter në Berlin. Misioni i tij ishte riorganizimi i nazistëve dhe ringritja e batalioneve. Menjëherë zgjodhi një mijë burra, largoi katërqind dhe për të gjithë anëtarët e tjerë imponoi një abonim mujor prej tre markash për partinë. Shpesh organizonte takime politike në zona të ndryshme, të cilat ndiqeshin masivisht nga nazistët duke paguar biletë në hyrje.

Në takimet zgjidhte me kujdes albumet që do të luanin marshe dhe hyrja e tij në foltore ishte gjithmonë spektakolare.Njëherë shkoi me taksi në një fjalim dhe një ekzekutiv i rangut të lartë i kujtoi atij shpenzimet e panevojshme. “Ju nuk e keni idenë se çfarë është propaganda. Normalisht do të duhej të merrja dy taksi. Një për mua dhe një për çantën time,” iu përgjigj Gebels. Shpesh pas mbledhjeve, nazistët përlesheshin me komunistët.

Kur shoferi i tij u godit në kokë, kërkoi ta vinin në skenë. Ndërsa shoferi kishte emorragji, Gebelsi në ekstazë fliste mbi të rreth “Luftëtarit të Panjohur”, duke rritur entuziazmin në majë. Nga atëherë, roli i shoferit në tubime u luajt nga aktorë që mbanin fashat e pikturuara në kokë. “Propaganda është si arti. S’është nevoja të respektosh të vërtetën, ” u thoshte shpesh shokëve të tij. Duke ecur në rrugë gjithmonë shikonte posterat e Nacional Socialistëve dhe partive të tjera. Pa që shkronjat ishin të palexueshme dhe shtypja me cilësi të dobët. Me porosi të gjitha posterat do të shtypeshin me shkronja të zeza, me të kuqen e zjarrtë të mbizotëronte në dizajnin grafik dhe me pak fjalë si “Hitleri apo Lenini?”.

Së shpejti posterat e Gebels ishin tema bazë e diskutimeve për kuptimin e tyre politik. Një nga mjetet e preferuara për propagandën që po promovonte ishte Shtypi. Në vitin 1929 u bë redaktor i gazetës “Der Angriff”, sulmi në shqip,e cila u financua nga partia naziste. Gazeta karakterizohej nga fjalime antisistemi,antisemitike dhe anti-parlamentare. Aty mund të shkruante çfarë të donte, duke përdorur gënjeshtrën si rrugë kryesore për tërheqjen e votuesve të rinj.

Kur një keqbërës ishte vrarë nga një trafikant, gazeta shkroi për sakrificën fisnike të një anëtari Nazi për ideologjinë nacionalsocialiste. Me ndihmën e Gebels, në shtator të vitit 1930, nazistët bënë një kërcim të madh elektoral nga 400 000 vota, në 4.5 milion,duke zgjedhur 107 deputetë nazistë. Hitleri, duke njohur rolin e tij e emëroi Shef të Propagandës, dhe u bë kumbar i tij në martesën me Magda Kad. Së bashku bënë gjashtë fëmijë që i pagëzuan me shkronjën e parë të Hitlerit.

Morën emrat, Helga, Hilde, Helmut, Holde, Hendah dhe Heide. Kur nazistët përfundimisht morën pushtetin, Gebels menjëherë vuri nën kontroll industrinë e kinemasë gjermane dhe letërsinë. Hartoi një listë të zezë të librave të ndaluar, organizoi djegien publike, shtetëzoi shtëpitë botuese më të mëdha dhe ndaloi autorët gjermanë të pranojnë Çmimin Nobel. Shkak ishte dhënia e çmimit Nobel të Paqes, Carl von Ossietzky, i cili në atë kohë jetonte i mbyllur në një kamp përqendrimi.

Mashtrues, flirtues dhe i pamëshirshëm.

Ishte tashmë i plotfuqishëm. Dollapët e tij ishin të mbushura me kostume të panumërta dhe flirtonte me të gjitha sekretaret e tij dhe nazistet fanatike. Kur gruaja e tij kërkoi të divorcohej për shkak të aventurave seksuale që kishte me aktoren çeke, Linda Baarova, Hitleri ndërhyri duke qortuar Gebels-in dhe ndoqi nga vendi yllin kinematografik.

Gebels qarkullullonte me makinë të blinduar që ia kishte dhënë kumbari i tij dhe paguar me 4000 marka për çdo artikull në gazetën «Das Reich”. Pa një gjurmë morali, vazhdoi të mashtronte gjermanët dhe të shtrembëronte të vërtetën. “Kur e përsërit një gënjeshtër,në fund bëhesh i besueshëm”, vuri të thotë heroi i filmit “Ohm Krüger”. Në gjyqin e Nurembergut u zbulua një tjetër gënjeshtër e Gebels që kishte shkruar në Vëzhguesin Popullor, organ zyrtar i partisë naziste. Ajo ishte fundosja e avullores angleze “Athena” nga një nëndetëse gjermane në shtator të vitit 1939, për të cilën thoshte se e kishte bërë Churchill në mënyrë që të fajësonte gjermanët. Ministrisë së Propagandës së Hitlerit i përkiste idea për të detyruar Francën të nënshkruante traktatin e armëpushimit në pyllin Compiegne, në të njëjtin vagon ku në vitin 1918 gjermanët u ishin dorëzuar pa kushte aleatëve. Gjatë pushtimit të Rusisë, Gebels bëri përdorimin e vazhdueshëm dhe të gjerë të njoftimeve emergjente nëpërmjet radios.

Komanda e Lartë Ushtarake ndërpriste rrjedhën e programit për të transmetuar sukseset ushtarake të trupave, edhe kur kishin pësuar humbje. Natyrisht, Jozef Gebels ishte një nga nismëtarët e Zgjidhjes Përfundimtare, djegies së Reichstag-ut, Natës së Thikave të Gjata,dhe “tokës së djegur”, por edhe një mbështetës i fortë i anulimit të Konventës së Gjenevës për trajtimin e të burgosurve.

Në vitin 1944,Gjermania kishte miratuar planin e luftës së Gebels, dhe në korrik të atij viti, Gebels u emërua komandant i plotfuqishëm për luftën totale.

Megjithatë, në fund të prillit 1945, Gjermania e humbi luftën dhe Hitleri po diktonte vullnetin e tij të fundit duke e emëruar kancelar të Rajhut. Ditën tjetër, 1 maj 1945, në vend që të merrte komandën, Gebels helmoi gjashtë fëmijët e tij, ndërsa ai dhe gruaja e tij, Magda, kryen vetëvrasje në “bunkerin” e Hitlerit në Berlin një ditë pas vetëvrasjes së Adolf Hitlerit dhe Eva Braun. Jozef Gebels lindi më 29 tetor 1897 dhe vdiq më 1 maj 1945.

P.S. Për ata që duan të njohin edhe emrin e fotografit, quhet Alfred Eisenstaedt. Ishte një fotograf gjerman por i natyralizuar amerikan. Është edhe autori i fotografisë së famshme të puthjes në Time Square në ditën e fitores së Shteteve të Bashkuara kundër Japonisë (15 gusht 1945). Duke punuar për agjencinë LIFE, Eisenstaedt shpesh herë fotografonte jetën e përditshme të figurave kryesore të Gjermanisë naziste, dhe midis tyre ai u takua me Joseph Goebbels në vitin 1933: nga takimi lindi edhe kjo foto e paharrueshme që do te ngelte në histori. Sapo Goebbels mësoi se Eisenstaedt ishte me origjinë hebreje, fytyra e tij ndryshoi pamje. Ndoshta një nga bashkëpunëtorët e tij kishte zbuluar mbiemrin e fotografit, dhe Joseph ndoshta e kishte kuptuar fare lehtë origjinën e tij. Imazhi njihet me pseudonimin “Sytë e urrejtjes”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 1 mars 2021…
Artikull pas: Shuhet nga Covid- 19 në moshën 74-vjeçare skenaristi dhe regjisori i njohur, la gjurmë në kinematografinë shqiptare…

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.