Vetem ne Shqiperi mund te perbeje lajm pajisja me uniforma te reja te nje reparti sic eshte ai i MZSH-se Shkoder. Ne vende normale, pajisja me uniforma te reja eshte rutine qindra vjecare, por ne vednin tone ku cdo gje eshte anormale, mund te perbeje lajm edhe ky.
Madje, ne prezantimi i uniformave te reja nuk ka qene as me pak e as me shume por vete numri 2 i Bashkise Arben Gjuraj, i cili ka dhene edhe prononcimin e rastit per mediat. Problemet e kesaj ndermarrje ne varesi te Bashkise Shkoder, kane qene te shumta, duke nisur me mjetet e punes, logjistiken etj. Por mesa duket gjithcka do nise nga uniforma dhe deri ne pranvere- vere kur edhe puna e zjarrefikesve eshte me me intensitet, mbase do te kete edhe permiresime te tjera vec pamjes se jashtme. Gjithsesi, i gezofshi uniformat e reja dhe sa me pak pune per ju qe do te thote sa me pak zjarre.
Ndersa Bashkia Shkoder ne profilin e vet ne Facebook shkruan: “Bashkia Shkodër, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të zjarrëfiksve, ka prezantuar uniformat e reja.
Në vijim, këtij reparti do t’i vihen në dispozicion edhe mjete të tjera të specializuara, si; çizme kundrazjarrit , aparate të frymëmarrjes AP-3 dhe tuba zjarrëfikës të dimensioneve të ndryshme, me synim standartizimin e këtij shërbimi dhe rritjen e masave të sigurisë ndaj zjarrëfikësve”. ©ShkodraWeb