Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve anëmbanë globit tokësor, dashamirës të sportit vrapues që të marrin pjesë në edicionin e 6-të të Maratonës së Pavarësisë që mbahet në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 2017, duke filluar në ora 9:00 të paraditës, me cakun e nisjes nga qyteti i Shkodrës, duke vrapuar drejt cakut përfundimtar në qytetin e Ulqinit.
Në kuadër të maratonës tashmë tradicionale për të rritur,këtë vit për herë të parë do të mbahet edhe mini-maratona për fëmijë (në dy grupmosha).
Maratona e Pavarësisë për herë të parë filloj të organizohet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 2012 ,ku për çdo vit me radhë vjen duke u rritur interesi dhe pjesëmarrja e shumë dashamirëve të sportit vrapues si në nivel kombëtar ashtu edhe në ate ndërkombëtar.
Por Maratona e Pavarësisë nuk është thjeshtë një garë vrapuese, por një evinment me rëndësi e cila ka për qëllim bashkimin simbolik dhe shpirtëror të dy qyteteve shqiptare, pra Shkodrën dhe Ulqinin.
Njëherit përmes kësaj Maratone nderohet dhe respektohet sakrifica e popullit tonë e cila u kurorëzu me Pavarësisë e Shqipërisë me 28 Nëntor 2012.
Pjesëmarrja e juaj, do t’a bëjë këtë eveniment edhe më madhështor !