


E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!
Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

Greta dhe Eni jane aty per te pritur te gjitha klientet, ashtu sic dine ato, me ngrohtesi dhe buzeqeshjen qe i karakterizon. Atelieja eshte ne hapat e pare por ka terhequr vemendjen. Kete e pohon Greta qe nuk ngurron te na tregoje edhe krijimet e para qe jane vendosur ne stenda.
“Ofrojme mundesi per veshje te gatshme, sipas modes se fundit dhe te personalizuara” na thote Greta. Por jo vetem kaq. “Vajzat apo grate qe kane deshire, mund te vijne ne atelie, te zgjedhin nje model dhe ne me specialistet tane, e dizenjojme dhe e qepim sipas porosise se marre”, vijon Greta.
Shume shpejt, atelieja do te pasurohet me modele qe vijne nga Anglia dhe vende te tjera perendimore. Po ashtu, permes nje faqeje interneti, cdokush mund te shohe modelet dhe te beje porosite. Ne cdo cep te Shqiperise, cdo gje e porositur do t’ju mberrije ne shtepi me poste.
Eni dhe Greta, tashme me nje sukses te padiskutueshem ne sferen e muzikes, kane nisur nje tjeter sfide ne fushen e modes. Sic i ka ndjekur suksesi qe ne hapat e pare dhe deri me sot, do ti ndjeke edhe ne kete sipermarrje te re. “Glam” eshte nje atelie qe premton rrugetim te gjate e te suksesshem. E gjeni lehte, ne afersi te stadiumit “Dinamo”, ne qendren “Olypmia”. /ShkodraWeb/