Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar për dosjen e ‘Habilajve’. Ftesa është dërguar nga prokuroria pas kontrollit të banesës së Saimir Tahirit ditën e djeshme. Në dokumentin e firmosur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj që mban datën 26 Tetor nuk përcaktohet kur do të pyetet ish-ministri, ndërkohë që një gjë e tillë pritet që të ndodhë në ditët në vijim.
Pak ditë më parë ka qenë vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për lidhje me Habilajt, por kërkesa e këtij institucioni për Kuvendin për autorizim u rrëzua duke vendosur hetim në gjendje të lirë për ish-ministrin.
Dosja e Habilajve po hetohet nga një grup prej 6 prokurorësh të Krimet e Rënda, ndërsa drejtohet nga titullari i këtij Institucioni Hajdarmataj.