
Drejt përfundimit procesin gjyqësor në ngarkim të të ashtëquajturit “Eskobari i Ballkanit”. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 18 vite burg për Kelmend Balilin. Ne seancen e sotme ne ngarkim te Balilit, pasi jane lexuar akuzat, prokuroi Eneid Nakuçi ka kerkuar denimin e tij me 18 vite burg. Më herët, Balili kishte kërkuar dhe gjykata ia kishte akorduar, “gjykimin e shkurtuar”. Përmes këtij vendimi të ndërmjetën të “togave të zeza”, Balili pëfiton ulje me 1/3 e dënimit. Gjithmonë, nëse gjykata do ta shpallë fajtor në fund të gjykimit.
Nga gjykimi i shkurtuar kërkesa shkon në 12 vite. Prokurori Ened Nakuçi, tha se Balili është në akuzë vetëm për rastin e trafikut të rreth 700 kg kanabis sativa, ndërsa si prova u paraqitën një sërë përgjimesh.
Kështu, Krimet e Rënda, kërkuan shpalljen e fajshëm të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg, deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg, deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg.
Seanca kur do të lexohen konkluzionet e mbrojtjes, u caktua në 23 prill, në orën 12:30.