Shkruan në Facebook deputeti i PD- së Shkodër Helidon Bushati: ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro.
Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë. Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.
Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.