Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PROJEKTVENDIMI I KQZ – PSD e Tom Doshit i “rrëmben” një numërues PS- së në grupet e numërimit…

ShkodraWeb 23 March, 2025
tom doshi edi rama grupet e numerimit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të votojë formulën e ndarjes së komisionerëve të grupeve të numërimit të votave, një formulë që, sipas propozimit të publikuar për konsultim publik, i jep Partisë Demokratike në opozitë dhe aleancës së saj për “Shqipërinë Madhështore” dy numërues nga katër ndërsa dy të tjerët mbeten për t’u caktuar, një nga Partia Socialiste e Edi Ramës dhe një nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.

Projektvendimi thotë që, në kushtet kur, sipas kodit zgjedhor që u dakordësua në këtë çëshme me marrëveshje mes PD dhe PS në vitit 2003, grupet e numërimit duhet të jenë të balancuara, të përbëhen nga katër anëtarë, dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Në rast se ka më shumë se një parti në qeverisje, komisionerët ndahen nga një për dy partitë më të mëdha dhe po kështu ndodh me opozitën.

Një klauzolë pak e njohur e kodit zgjedhor thotë gjithashtu që partitë që hyjnë në koalicion parazgjedhor, ia kalojnë të drejtën e emërimit partisë kryesuese. Në opozitë, Partia Demokratike është duke garuar në zgjedhje në një koalicion të titulluar “Shqipëria Madhështore”, gjë që, sipas konkluzionit të ekspertëve të KQZ-së, do të thotë që Partia Demokratike do të përcaktojë dy numëruesit nga opozita.

Nga ana e maxhorancës situata ishte më e komplikuar për shkak se, Partia Socialiste zyrtarisht qeveris e vetme. Por tre deputetë të Partisë Socialdemokrate të kryesuar nga Tom Doshi, kanë votuar në vijimësi në favor të projektligjeve të propozuara nga qeveria apo Partia Socialiste ndërsa vetë Tom Doshi ka deklaruar mbështetjen e tij për qeverinë e Edi Ramës menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2021. Rrjedhimisht kjo parti u klasifikua nga KQZ si parti në qeveri dhe për këtë arsye, projektvendimi për caktimin e partive që propozojnë anëtarët e grupeve të numërimit, konkludon se, sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, socialdemokratëve u takon të emërojnë komisionerin e dytë nga katër të tillë në këto grupe numërimi.

Në politikën shqiptare, grupet e numërimit janë konsideruar me rëndësi kyçe për integritetin zgjedhor sipas supozimit se në të shkuarën, numëruesit, qoftë të blerë nga njëra palë, qoftë të emëruar në mënyrë të njëanshme, mund të kenë efekt në numërimin e drejtë të votave dhe rrjedhimisht, në përcaktimin e fituesit.

Në vitin 2003, një marrëveshje mes maxhorancës socialiste dhe opozitës demokrate solli sistemin aktual në të cilin, asnjëra palë nuk ka shumicën në grupet e numërimit ndërsa secila palë përcakton nga dy komisionerë, gjë që solli lindjen e fenomenit të “kutisë së fundit”, pra praktikës së komisionerëve të njërës palë që sabotonte apo pengonte procesin e numërimit apo të komisionerëve që grindeshin deri në sherre fizike në rastet e gjykimit nëse një votë i takonte njërës palë apo ishte e pavlefshme.

Partia Socialdemokrate fitoi një mandat deputeti në Shkodër në vitin 2017 ndërsa fitoi dy mandate në Shkodër dhe një në Tiranë në vitin 2021. Në zgjedhjet e vitit 2023, kjo parti siguroi 88 mijë vota dhe 115 këshilltarë në të gjithë vendin por pozicionimi i saj në disa qarqe të mëdha sugjeron që, nëse zgjedhjet vendore do të ishin zgjedhje parlamentare, atëherë kjo parti do të kishte arritur të zgjidhte tetë apo nëntë parlamentarë, duke u bërë një parti me rëndësi kyçe në shumicën qeverisëse të ardhshme. /BIRN/

Post navigation

Previous: Papa Francesku pritet të lërë sot spitalin “Gemelli”, Ati i Shenjtë qëndroi aty një muaj nga pneumonia e dyfishtë
Next: MINUTA E FUNDIT – Digjet shtëpia në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës, brenda saj ndodhej një 90- vjeçare…

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.