PROJEKTI – Ura 190 metër e gjatë mbi lumin Buna do të lidhë Ulqinin me Velipojë, ja kur do të ndërtohet…

Ura mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën, do të jetë e gjatë 190 metra.  Siç shpjegohet në draftin e Projektit, ura do të ketë segmentin lëvizës në mes, në mënyrë që të hapet rruga për kalimin e anijeve të mëdha.

Qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë parashikuar mjetet  financiare në buxhetet për vitin e ardhshëm për investimin i cili u dakordësua në mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë takimit i cili në korrik u mbajt në Tiranë.