Skip to content
14 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

Projekti madhor i hekurudhës Hani i Hotit- Vorë, 300 milion euro financime nga fondet e Bashkimit Europian…

ShkodraWeb 18 June, 2021
hekurudha bashkia shkoder 0

300 milion euro do të investohen për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Hotit- Vorë. Shifra është e njohur gjatë një konsultimi publik të organizuar nga Bashkia e Shkodrës lidhur me projektin tashmë të përfunduar dhe që pret financimin. Është parashikuar që projekti të ketë 4 lote, nëse nuk bëhet e mundur financimi i plotë i menjëhershëm i projektit.

“Bashkia e Shkodrës ka organizuar sot konsultim publik mbi “Projektin e Zbatimit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, Shqipëri”, pjesë e korridorit të X-të, mbështetur nga Fondet e Bashkimit Evropian. Të pranishëm në takim ishin qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara për këtë projekt madhor.

Në prezantimin e projektit, u evidentua se do të rikualifikohet Stacioni Hekurudhor i Shkodrës, traseja që trenat të mund të udhëtojnë deri në 120 km/orë, do të ndërtohen 18 km rrugë dytësore të asfaltuara kategoria C2, do të ndërtohen vepra artit të reja, do të rritet traseja ekzistuese nga 6 m në 6.60 m, duke krijuar keshtu mundësinë e trenit elektrik në të ardhmen.

Të pranishmit në këtë konsultim publik, kanë qenë mjaft aktivë me pyetje, sugjerime dhe konstatime lidhur me projektin e prezantuar. Bashkia e Shkodrës falenderon Hekurudhat Shqiptare sh.a., donatorët për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm për këtë projekt por në vijimësinë e bashkëpunimit me ta, bashkëpunim të cilin jemi të vendosur ta vazhdojmë e forcojmë në interesin e komunitetit.”, thuhet në publikimin në Facebook të Bashkisë Shkodër.

Brenda vitit 2021 mendohet të sigurohet financimi nga BERZH dhe BEI ndërsa vitin e ardhshëm nis edhe puna konkrete në terren. Investimi i hap rrugën për të ardhmen edhe transportit të pasagjerëve me anë të trenave elektrikë. Në Qarkun e Shkodrës projekti do të implementohet në bashkitë Shkodër, M.Madhe dhe Vau- Dejës. Pjesë e projektit është edhe një linjë hekurudhore me Kosovën, 99 km e gjatë, duke nisur nga stacioni i Mjedës. /ShkodraWeb/

hekurudha bashkia shkoder 1
hekurudha bashkia shkoder 4
hekurudha bashkia shkoder 3
hekurudha bashkia shkoder 2

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Vllaznia “nuk i ndahet” brazilianëve, mesfushori 25 vjeçar Gustavo mbërriti pak pas mesnate në Shkodër…
Artikull pas: VIDEO – Çekia barazon me Kroacinë dhe është një hap larg kualifikimit, VAR përsëri vendimtar në Euro 2020…

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup… 13 November, 2025
  • NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 13 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës” 12 November, 2025
  • E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë 12 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.