Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

Projektet strategjike, Benet Beci flet për përfundimin e rrugës së re të Velipojës dhe ura mbi Bunë…

ShkodraWeb 4 weeks ago

Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Një nga projektet kryesore për ndërlidhjen e Shkodrës edhe me territoret përreth është përfundimi i pjesës së fundit të rrugës nga Qafë Shtiqën në Velipojë Plazh dhe ura e re mbi lumin Bunë në fshatin Pulaj, lidhja e re drejt Ulqinit. Ky projekt ka përfitime të shumëfishta:

– Do të kompletohet rruga Shkodër-Velipojë për një akses të shpejtë mes Shkodrës dhe Velipojës. Së bashku me zgjerimin e rrugës hyrëse për në Shkodër nga Harku i Bërdicës, udhëtimi Shkodër-Velipojë do të jetë më i shpejtë dhe i sigurtë.
– Do të përfundohet lidhja mes Velipojës dhe Shëngjinit duke shkurtuar me më shumë se një orë e gjysëm distancën mes tyre.
– Do të ndërtohet rruga lidhëse dhe ura e re mbi Bunë drejt Ulqinit duke shkurtuar më shumë se një orë e gjysëm distancën mes dy plazheve.

Ura e re mbi Bunë do të shërbejë edhe si një pikë e re e kalimit të kufirit kryesisht gjatë sezonit veror dhe do të krijojë kështu një super ofertë turistike të plazheve të mrekullueshme ranore të Adriatikut. Ky investim do të vlerësojë shumë më tepër plazhet e Velipojës dhe Baks Rrjollit duke sjellë më shumë turistë dhe gjeneruar më shumë ekonomi për banorët dhe bizneset në zonë dhe vlerat e pronave aty, duke u bërë një destinacion shumë i vyer për investime të reja. Velipoja do të jetë qyteti i dytë i bashkisë Shkodër.

Projekti do të valorizojë edhe të gjithë zonën rurale të NënShkodrës në breg të Bunës mes Shkodrës dhe Velipojës për të nxitur më shumë prodhimin bujqësor dhe turizmin me bazë natyrën në zonë. Nuk kemi asnjë ditë kohë për të humbur me diskutime të panevojshme, fillojmë punën!

Continue Reading

Previous: NGA BEKIM MEMA – Ja që paska pasur krisma…rruga Ura e Mesit- Prekal ka përfunduar në vitin 2013
Next: “Të gjitha në shërbim të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës”, Bardh Spahia: Aktiv1sti, patronazhisti, sistemi i korruptuar i AKSHI-t

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

48 mins ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

1 hour ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

1 hour ago

TË FUNDIT

  • Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • “Ai s’është anëtar i Partisë Socialiste”, flet xhaxhai i Benet Becit: Thjesht është një qytetar shkodran me ndjesinë e shkodranit
  • DOKUMENTE – Gafa e gjykatës, denoncon gazetari: Saimir Tahiri në “arrest shtëpie” në banesën e shitur që në 2019- ën

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

48 mins ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

1 hour ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

1 hour ago
VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • Kryesore

VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.