Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Progres- raporti i BE-së pozitiv për Shqipërinë, por nuk lë pa përmendur edhe çeshtjen “Tahiri”

ShkodraWeb 17 April, 2018
tahiriKuvend18

Komisioni Europian pritet të rekomandojë sot zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, pas përparimeve të cituara aty që nisin me ruajtjen e thellimin e reformave aktuale në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, me përparim në të pesë prioritetet kyçe e vijimësinë e rezultateve të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pikërisht vetingu, thekson KE, do të jetë vendimtar për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Në mbështetje të tij, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave që lidhen me Gjyqësorin, të drejtat themelore dhe drejtësinë, lirinë e sigurinë e vendit.

Top Channel disponon një kopje të raportit të plotë ku përmenden rezultatet e para të dukshme të vetingut me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dëgjesa që çuan në shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të këtij institucioni.

Komisioni Europian vëren se “përpjekje të mëtejshme të vendosura u ndërmorën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi ato kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj, duke kontribuar drejt arritjeve solide në hetime proaktive, arrestime e dënimeve. Katër pjesëtarë të parlamentit dhe një kryetar bashkie, theksohet mes të tjerash, i humbën mandatet gjatë procesit të dekriminalizimit dhjetorin e 2016-tës dhe janarin e 2018-tës.

Me kërkesë të Prokurorisë, vazhdon raporti, tetorin e vitit 2017 Parlamenti i hoqi pjesërisht imunitetin deputetit Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.

Dokumenti bën një pasqyrë të detajuar të ecurisë së vendit në lidhje me kritere të ndryshme. Qeveria, sipas tij, mbetet e angazhuar ndaj procesit të integrimit në BE, por ritmi i reformave u prek nga fushata zgjedhore dhe ndryshimet në nivel ministror.

Duke përshkruar situatën, KE-ja vëren se “polarizimi i fortë në skenën politike ka qenë i pranishëm”, ndërsa sillet në vëmendje bojkoti i opozitës pranverën e shkuar “çka shtyu në kohë gjithashtu edhe ngritjen e institucioneve të vetingut në gjyqësor” e më pas marrëveshja e majit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, e cila pasoi me “organizimin pa probleme të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, pavarësisht faktit se një numër rekomandimesh të OSBE/ODIHR-it ende mbeten të paplotësuara”.  / Top Channel/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Vrasja e 41- vjeçarit në Kolumbi, flet njerka: Dy martesat a Adriatikut dhe hera e fundit në Shqipëri
Artikull pas: Misteri për varrin e Saddam Hussein, ku ndodhen eshtrat e tij 12 vjet pas vdekjes?

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025
hapesira publike qytet shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset

ShkodraWeb 15 July, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri) 15 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025
e-albania alban preka 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.