Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia
  • Kryesore
  • Politika

PROGRAMI I PD – “Energjia do të shitet me 7 lekë kWh”, Berisha: Javën e parë hiqet çdo pagesë në rrugët e vendit

ShkodraWeb 23 January, 2025
sali berisha 2024

Kryetari i PD Sali Berisha, duke folur për programin qeverisës të Partisë Demokratike, u shpreh se, me të ardhur në pushtet, të gjitha rrugët e vendit do të jenë pa pagesë. Berisha tha gjithashtu se energjia elektrike do të shitet me 7 lek kilovati, siç edhe ka qenë më herët nën qeverisjen e Partisë Demokratike.

“Përveç këtyre zhvillimeve jashtëzakonisht të favorshme për opozitën, programi i PD është një program, i cili në 100 ditët e para u jep përgjigjen më të shkëlqyer problemeve më të mprehta të këtij vendi. Ne kemi gjetur çelësin, kemi përcaktuar si, tek, me realizëm të madh dhe thelbin e kësaj që do mbrojmë ne është përmbysja e modelit kleptokratik të Edi Ramës të shpërndarjes së buxhetit dhe të ardhurave kombëtare.

Pikërisht në përmbysjen e këtij modeli dhe vendosjen e qytetarit në epiqendër të kësaj shpërndarje, ne arrijmë t’i japim përgjigje asgjësuese problemeve të rënda të krijuara nga pensionet mizerabël, të paimagjinueshme të shqiptarëve, nga rrogat minimale, nga ndihma ekonomike qesharake, nga ndihma e papunësisë qesharake. Ne vendosim minimumin jetik 200 euro. Dhe sikur në kilometër rrugë të mos ndërtohej në këtë vend 4 vite, kjo do bëhej.

Por garantoj shqiptarët se do ndërtohet çdo kilometër rrugë dhe do ndërtohet më shumë dhe këtu do jemi. Shumë më tepër se ç’është ndërtuar në 12 vitet e tyre që janë 12 vite vjedhje të tmerrshme. 8.2 miliardë euro buxhet, nga të cilat Lubi Loti merr 3 herë më shumë se sa ç’marrin të gjithë fermerët shqiptarë, të gjithë pensionistët shqiptarë, i gjithë arsimi shqiptar, e gjithë shëndetësia shqiptare së bashku. Merr sepse vjedh në mënyrën më monstruoze me Edi Ramën qindra milionë.

Është krijuar një sistem jashtë çdo lloj imagjinate. Në mënyrë absolute asnjë kilometër rrugë nuk do u kushtojë shqiptarëvë më shumë se Kroacisë. Ndërsa sot shkon edhe 10 herë më shumë se sa Kroacia. Cilido, e përsëris, të lexojë për autostradën Bjelli Osek-Manastir. 17 kilometra, 27 metra e gjerë, ka kushtuar 27 milionë euro. 1.7 milionë euro për kilometër. 32 milionë euro kilometri tek Sheshi Shqiponja. 20 milionë euro rruga Limuth-Thumanë. 22 milionë euro është parashikuar autostrada Milot-Balldren.

Të gjitha këto janë në fushë. Merr fund kjo. Nuk ndodh më. Merr fund avioni taksi për kryeministrin. Merr fund luksi i shfrenuar i zyrtarëve qeveritarë. Prandaj edhe ata që me të drejtë shtrojnë pyetjen se ku do gjenden paratë, këto para janë këtu dhe do teprojnë. Dhe ato që teprojnë do ia lëmë biznesin, se ne ulim taksat, ne jemi parti e taksave të ulëta. Dhe këto ndryshime nuk janë kurrë të vetmet. Çdo pensionist dhe çdo qytetar me minimum jetik do marrë kartën e konsumatorit që është e barabartë me 450 mijë lekë në vit. Nuk është vetëm kjo. Energjia elektrike do shitet me 7 lekë kilovati.

E kemi shitur më parë me 7.7, tani do e zbresim në 7 sepse sot hidrocentralet që janë ndërtuar, e kanë shndërruar Shqipërinë në vend eksportues të energjisë. Nafta nuk do mund shitet kurrë me çmim të ndryshëm më shumë se 10 përqind se çmimi në Kosovë dhe Maqedoni.

Çdo shqiptar t’i bëjë një pyetje Edi Ramës, si ka mundësi që në Kosovë, nafta e cila shkarkohet në Portin e Durrësit, të shitet 30-40 përqind më lirë. Thjesht, Edi Rama iu merr shqiptarëve në çdo litër naftë 1.1 euro. Çmenduri. Po kjo 1.1 euro rëndon edhe tek ai që nuk ka makinë. Rëndon në çmimin e transportit të ushqimeve, rëndon në çmimin e transportit.

Shpejt tek këto stopet e rrugëve për pagesa do të shkojmë të firmosim kontratën. Zero pagesa! Javën e parë ato marrin fund, nuk mund të ekzistojnë më. Shqiptarët do udhëtojnë pa pagesë. Gjer kur rrogat e tyre të jenë më të lartat në rajon. Edhe atëherë do shitet. Se do i proporcionosh me vendet e tjera. Po t’ia bësh shqiptarit, çmimin dy herë më të kushtueshëm se gjermanit që merr 7 herë më shumë se shqiptari, është krim”, tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SENSIBILIZIM – Eriziana 9- vjeçare në rrezik për jetën nga tumori agresiv, ka nevojë për bujarinë shqiptare
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 24 janar 2025…

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.