Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

PROFIL/ Zef Hilgega, komiku shkodran, me shenjë e me nam

ShkodraWeb 27 May, 2018
zef hilgega humorist

1.

Zef Hilgega, i ashtuquajturi Nastro, lindi më 05.05.1864 në Shkodër. Babai i tij, Hilë Gega thoshte për djemtë e tij se, të dytin e kam surrat. Ishte fjala për Zefin, që qysh i vogël me shakatë e tij, shpesh mjaft të kripura, ishte bërë gëzimi i shtëpisë, i farë e fisit, i kojshisë, e më gjerë i Shkodërloces.

Sipas studiuesit Angjelin Kumria, që është marrë me studimin e kësaj figure, si dhe me mbledhjen e humorit shkodran, po shkëpusim një fragment nga një shkrim i tij, ku shenjon shpirtin gazmor të Zefit: “Në çdo dasëm, përvjetor, festë familjare, secila shtëpi e kishte për nder të kishte të pranishëm grupin e ahengxhinjve, ku bënte pjesë Zefi. Krijohej atmosferë me të vërtetë e gëzueshme. Zakonisht në qendër të humorit të tij viheshin në shënjestër: beqarë të stazhionuar, sekserë, namuzqarë të mbyllur në këllëf, kopracë, mëndjemëdhenj që u kishte ikë mosha e që përbuznin ofertat për fejesë, etj., etj.”

Zef Hilgega kishte një shoqëri të ngushtë me piktorin Kolë Idromeno. Bashkëpunonin për përgatitjen e Karnavalit, që e kishte traditë Shkodra. Piktori Idromeno i përgatiste Zefit maskat dhe i caktonte dhe rolet humoristike.

Përveç jetës si komik, Zefi njihet edhe si instrumentist. I binte dajres. Përveç mijëra buzëqeshjeve e gëzime zemrash e shpirtrash, na ka lënë dhe një këngë, të vetmen këngë, atë me titull: Një tufë drandofille po ta çoj”.

Vdiq, më 05.02.1948 në Shkodër.

Duke gjurmuar e mbledhur nga ana ime traditën e humorit shkodran, Zefi, ndoshta si askush, përmendet me shenjë. Si komik rrezaton, dhe është ndër më të shquarit e teatrit diletant shkodran. Është ahengxhi i zoti dhe vjershëtor i përmendur.

Zefi me humorin e tij brilant bëri emër, të shkriu gazit. Dhe nuk ishte pak, por një periudhë afro 30-vjeçare. Gjithashtu la një galeri rolesh të interpretuara në komedi, vodevile, lojëra gazi, etyde, dialogë, drama me përmbajtje kombëtare e atdhetare. Por Zefi me talentin e tij la gjurmë edhe në personazhet e komedive të Molierit, të cilat i mishëroi aq bukur e bindshëm, – ashtu siç dinte Zefi, njaj Zef Hilgega që të shkrinte gazit…

2.

Nga rrëfimet e shumë dashamirësve të qytetarisë shkodrane (të moshuar dhe tepër të moshuar), po mundohem t’i përmbledh copëza drite, duke u munduar të bëj një “vizatim” të portretit të Zef Hilgegës. Ishte trupmadh, fytyrthatanik e të vrarë pak lije, jo i pashëm, por simpatik edhe pse i vrejtur, me zë të ëmbël baritoni e pak si të ngjirur, me një diksion të qartë e të plotë.

Batutat që përdorte kishin veshje frazeologjike dhe ngjyresa të larme popullore. Ishte një tipar dallues i profilit aktoresk të Zef Hilgegës. Mjeshtëria e tij (sigurisht prej humori) bënte që edhe një teksti naiv t’i jepte hapësirë, frymëmarrje reale, gjallëri e situatë, dhe nota humoristike. I shkathët ishte Zefi ndër xhestikulacione, në mimikë. Këto dukuri plotësonin mendimin dhe  zbulonin nëntekstin artistikisht. Sytë e gjallë e të lëvizshëm pikonin një intiligjencie të rrallë. Kishte dhe një tipar, me seriozitetin më të madh të bënte të qeshje. Sikur… ishin bashkuar elementet dramatikë me ato humoristikë.

Në kujtimet e tij, Artisti i Popullit Andrea Skanjeti (regjisor) shprehej kështu: “Unë për të që në vogëli kam ushqyer simpati të veçantë. Loja e tij më bindte dhe më entuziazmonte…”

3.

Emri i Zef Hilgegës u shfaq në shumë shoqëri të ndryshme teatrore, por më shumë u pikëzua në Shoqërinë “Bogdani”. Që në shfaqjet e para fitoi nam të madh, siç qe në rolin e Patukut (Scapenit), për të vazhduar më pas me komeditë: “I ligu për mend” (1926), “Dreqi të pruni në Stajka” (1932), në dramat “Mustafë Pashë Bushati” (28, 29, 30.11.1923), “Mysteri i derës së madhe Sanguido” (28.11.1927), “Besë e trimni” (28.11.1930) etj., që të gjitha si aktor i Shoqërisë “Bogdani”.      Kurse  në Grupin “Rrethi Bamirës i Sh’Jozefit” interpreton në pjesën “Bardhi e Ferdinandi” (08.02.1910) përkthyer nga italishtja nga Pashko Gurakuqi e vënë në skenë nga Shtjefën Zadrima. Së bashku më “Kolegjin Saverian”, interpreton në vodevilin “Çgjeshijetari” punuar në shqip nga Anton Xanoni, e shfaqur më 14.02.1911. Po me “Kolegjin Saverian” interpreton në lojën e gazit me titull: “Lugetnit” (10.01.1918). Ndërsa për Ditën e Karnavaleve interpreton në komedinë “Dy nipat e Kontit”, etj.

4.

Për figurën e komikut Zef Hilgega, na vijnë në ndihmë edhe dy shkrime. Plotësojnë më mirë portretin e tij artistik. Në shkrimin e parë “Skena e Bogdanit dhe drama “Oso Kuka”” (autori Bestar Kongoli, revista “Skena dhe ekrani” 3 / 1982) shkëputëm këtë fragment: “Për aktorët më të mirë shtypi fliste me simpati për Luigj Mjedën e Zef Hilgegën, Rrok Zadejën, Ndoc Prendushin e të tjerë… Më vonë këtë dramë e vunë në skenë Ndoc Vasija e të tjerë. Rolet kryesore, kujton veterani i skenës Cin Çapeli i ka luajtur “Luigj Mjeda, aktori më i dëgjuar në atë kohë, Zef Hilgega në rolin e Isuf ef. Lodrës.”

Kurse në shkrimin e dytë që titullohet “Kur dola për herë të parë në skenë” (revista “Skena dhe ekrani” 2 / 1983) autori i saj, Artisti i Merituat Gjon Karma shkruan: “… u njoha gjithashtu dhe interpretova me kryekomikun shkodran Zef Hilgega, i cili megjithëse i kishte kaluar të 70-tat, luante me mjeshtri dhe humor sikur të ishte i ri”.

Zef Hilgega luajti edhe në dramën “Oso Kuka” të Zef M. Harapit. Mendohet që në dramën “Gjin Bue Shpata” roli i tij, të jetë i fundit. Ndër prova merrte pjesë me një sy të lidhur. Ishte i thyer në moshë. Shfaqja u vu në skenë më 24.01.1943. Më vonë rolin e tij e interpretoi aktori Gjon Karma.

5.

Në kujtimet e mbledhura studiuesi Gjush Sheldia e vlerëson në mënyrë të tillë Zefin “… qe një vjershëtar gazmor, humorist sa ta lypish, dhe nuk pati as mbledhje e as aheng ku të mos ishte Zefi”.

Ishin vitet 1921 – 1922, kur vajzat e nuset shkodrane, duke dashur të ndiqnin modën, i qethnin flokët bubikof. Zef Hilgega si vëzhgues i hollë e tërë humor, për këtë ngjarje nxjerr këtë bejte:

Bubikof mori marroqe

të shikojnë gjindja për seri,

t’ka rrit nana me bukë kollomoqe,

shkon e qethe te berberi…

Bubikof  shëtit oborrit

me njat kotull përmbi gju,

t’asht ba kryt si rrasë rrasollit

edhe kamët si piru…

Me levande e me shishe,

sapun Pogut era lëmue,

rryp saftjanit vue ndër vithe,

edhe kotllën përmbi gjue…

Berberëve ju çil nafaka,

jan’ tuj bamun shum’ do qarë,

janë tërbue do rrole-plaka

qethin flok’t si Shukja e marrë…

***

Sipas studiuesit Isa Alibali, Zef Hilgega “është shumë i njohur kryesisht si themelues i farsës popullore shkodrane, i shquar në trajtimin gazmor të ngjarjeve të ndryshme ose të situatave komike që shpesh herë krijonte, …”.

Zef Hilgega, me cilësitë e humorit të tij, me dukuritë shpotitëse e frazeologjike, me materialin gazmor që ofronte, mendojmë se i përmbahej shkollës së Osos së Falltores, por me ngjyresa të reja dhe i përgjigjej buzëqesshëm kohës që jetoi. E koha s’ia harroi emrin…

Shkodër, maj 2018 /Nga Xhahid Bushati, shqiptarja.com/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Portieri gjerman mbytet në lot pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e di…
Artikull pas: E BUJSHME/ Ronaldo njofton largimin: Ishte bukur të luaje në Madrid, këtë kupë duhet ta quani…

TË FUNDIT

shkodra vjeter me ngjyra 2025
  • Dossier

NGA MITRO ÇELA – Historia e dashurisë së vajzës së ambasarorit rus në Shkodër me të riun shkodran…

ShkodraWeb 25 October, 2025
marie tuci
  • Kryesore

VIDEO – E lumja Marie Tuci përkujtohet në 75- vjetorin e vdekjes nga torturat e Sigurimit të Shtetit…

ShkodraWeb 25 October, 2025
pacolli aeroporti vlore 2025
  • Aktualitet

“Nuk e kemi njohur e as takuar kurrë”, sulmet mediatike lidhur me aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza noteres

ShkodraWeb 23 October, 2025

TË FUNDIT

  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.