Skip to content
12 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PROFIL – Vili Mazreku, mjeku shkodran që bëri histori në çdo qytet të Shqipërisë ku punoi e jetoi…

ShkodraWeb 10 September, 2023
vili mazreku mjek elbasan

Doktor Vili Mazreku lindi më 15 prill 1919 në Shkodër. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e lindjes. Studimet e larta i vazhdoi në Universitetin e Bolonjës, në Fakultetin e Mjekësisë nga viti 1938 deri më 1944, kur u diplomua si Mjek i Përgjithshëm. Fillimisht si mjek punoi në qytetin e Shkodrës dhe në qytete të tjera të veriut të Shqipërisë. Në vitin 1945 ai u mobilizua si mjek pranë ushtrisë.

Në vitin 1954 del në lirim me gradën “Major”. U kujdes veçanërisht për mjekimin e sëmundjeve infektive e me rrezikshmëri vdekjeprurëse si: malarja, sifilizi, turbekulozi, difteria, poliomeliti etj.

Gjatë punës së tij si mjek ka punuar në rrethe të ndryshme si në Gjirokastër, Shkodër, Lezhë etj. Doktor Vili u vendos në Elbasan në vitin 1955 ku punoi si mjek në Spital dhe më pas në Qendrën e Higjenës po në Elbasan si mjek infeksionist. Në bashkëpunim edhe me mjekë të tjerë të kësaj plejade si Dr. Nosi, Dr.Ali Deliallisi etj, u kujdesën dhe ia kushtuan jetën ruajtjes së shëndetit të popullatës së Prefekturës së Elbasanit.

Doktor Vili u martua me Shpresa Beqir Rusi, babai i së cilës Beqir Rusi, ishte martuar me Sadete Aqif Pashën (Biçaku), të bijën e Aqif Pashë Biçakçiut dhe motrën e Ibrahim Biçakut, ish – kryeministër në vitin 1944. Nga kjo martesë pati dy fëmijë.

Nga ana tjetër daja i Vili Mazrekut ishte patrioti Luigj Gurakuqi. Fakti që rridhte nga një familje demokratësh dhe që krijoi familje me një pinjolle të Biçakçinjve bëri që ai të keqtrajtohej dhe persekutohej nga regjimi komunist.

Vili Mazreku ndërroi jetë në 4 korrik të vitit 1998. Korrekt në punë dhe kompetent në parandalimin e sëmundjeve epidemike Vili Mazreku dha shembullin e një doktori model që edhe sot e kësaj dite ka lënë emër të mirë në mjekësinë e qytetit tonë.

Në vitin 2010 Këshilli Bashkiak i qytetit të Elbasanit vendosi t’i vërë një rrugice në Lagjen “Fushëmbret” emrin e tij. /Marrë nga adsh.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Kapet në Muriqan një person i shpallur në kërkim, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas
Artikull pasardhës: VIDEO – Luizi “braktis” në fundjavë Kiarën, ja kush e shoqëron në udhëtimin e tij me makinë drejt Shkodrës…

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane 12 March, 2026
  • VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit… 12 March, 2026
  • STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë… 12 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të ri, ja kur pritet të mblidhet sërish Bordi i Administrimit i UNISHK… 11 March, 2026
  • FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik… 11 March, 2026
  • VIDEO – “Situata po shkon drejt gjakderdhjes”, banorët e Baks- Rrjoll sërish protestë para SPAK, nxjerrin emrat… 11 March, 2026
  • Humb jetën në rrugë në lagjen Kiras 52- vjeçari, një zjarr përfshin ndërtesën dykatëshe në Rrenc… 11 March, 2026
  • DOSSIER – Vrasjet nga shteti komunist në kufirin Shqipëri-Mali i Zi ende pa drejtësi… 11 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 mars 2026… 11 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.