Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Rajoni & Bota

PROFIL/ Socialdemokratët i vënë përballë një grua “zonjës së hekurt” Angela Merkel

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Pas rezultateve më të dobëta në historinë e Partisë Socialdemokrate, që nga viti 1933, kryetari i mëparshëm i SPD Martin Schulz ishte nën presion të partisë dhe opinionit. Fillimisht vendosi të mos futet në koalicion me CDU/CSU dhe kancelaren Merkel. Por më vonë udhëhoqi negociatat me Merkelin dhe vendosi të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Ndërsa nga kreu i partisë u tërhoq dhe propozoi Andrea Nahlesin si pasardhëse. Por vetëm disa ditë pas këtij vendimi, në janar, Schulz u detyrua të tërhiqet edhe nga kandidatura për postin e ministrit të Jashtëm. Ndaj Andrea Nahles ishte jozyrtarish drejtuese e SPD, ndonëse jo edhe kryetare. Në kongresin e zhvilluar në Wisbaden, ajo edhe zyrtariht mori këtë post. Kryetarja e re e SPD Andrea Nahles fitoi vetëm 66,35% të votave, që është shumë më pak se ish-kryetari Schulz i cili në fillim të vitit të kaluar kishte fituar gati të gjitha votat e Kongresit. 47-vjeçarja Nahles fitoi në konkurrencë me kandidaten Simone Lange, kryetare e bashkisë në Flensburg.

Kush është Andrea Nahles?

Andrea Nahles ka qenë në përbërjen e kaluar të Bundestagut drejtuese e grupit parlamentar në Bundestagun gjerman dhe njihet si një politikane e fuqishme, me vendime të prera. Në kohën e negociatave për koalicionin e tanishëm me partitë e Unionit, pas dështimit të negociatave me liberalët dhe ekologjistët, Nahles është dëshmuar si një negociatore shumë e fuqishme dhe e prerë ndaj kancelares Merkel. Pas tërheqjes së Schulzit në janar të këtij viti, ajo ishte në fakt drejtuesja e SPD, por kryetare zyrtare u zgjodh tani. Nahles ishte edhe hallka kryesore e cila ka bindur anëtarët e SPD që të votojnë për futjen në koalicionin e tanishëm. Nahles apelon gjithmonë tek SPD që të jenë të vetëdijshëm dhe të mbrojnë me ngulm qëndrimet e tyre.

Socialdemokrate me bindje

Andrea Nahles ka lindur me 1970 në Eife, në një familje punëtorësh. Babai i saj ishte murator. Ajo është e njohur kaherë si një mbështetëse e krahut të majtë në parti. Me 1995 ajo është zgjedhur kryetare e rinisë socialdemokrate dhe në atë kohë ishte shumë më e afërt me qëndrimet e Oskar Lafontaine sesa të ish-kancelarit Gerhard Schröder, i cili në këtë post është zgjedhur në vitin 1998. Në vitin 2009 Nahles është zgjedhur anëtare e kryesisë dhe sekretare e përgjithshme e SPD. Me 2013 mori postin e ministres për Punë dhe çështje Sociale. Për punën e saj respektohej nga të gjithë në parti, por edhe tek partitë e Unioniot shumë shpejt fitoi bindjen e një politika të besueshme.

Fillimi i ri?

Pas rezultateve shumë të dobëta në zgjedhjet e fundit, Nahles tani duhet të organizojë një fillim të ri të partisë. Pjesë e këtij riorientimi mund të jetë edhe zhvendosja e partisë në të majtë, që mund të jetë vendimtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më së largu në vitin 2021. Në pyetjen pas përfundimit të gjimnazit se çfarë do të bëhet, ajo është përgjigjur: “Amvise ose kancelare!”/DW.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: PAMJE TË RËNDA/ Vritet gazetarja, ishte duke raportuar ngjarjen (video)
LAJM PAS: Grabitet shtëpia e ish- kryeministrit, dëmi llogaritet 30 milion euro

TË FUNDIT

Greqia tronditet nga një termet shumë i fortë, i pasuar nga një tjetër, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda
  • Aktualitet

Greqia tronditet nga një termet shumë i fortë, i pasuar nga një tjetër, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda

3 days ago
ANALIZË – Shkolla është vendi ku fëmijët edukohen jo vendi ku stresohen, modeli i suksesshëm i Finlandës…
  • Kryesore

ANALIZË – Shkolla është vendi ku fëmijët edukohen jo vendi ku stresohen, modeli i suksesshëm i Finlandës…

4 days ago
FOTO – Presidentja Osmani pritet në audiencë private nga Papa Françesku, i kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
  • Aktualitet

FOTO – Presidentja Osmani pritet në audiencë private nga Papa Françesku, i kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

5 days ago

TË FUNDIT

  • “Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

5 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

6 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.