ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

PROFIL/ Shqiptarja 33- vjeçare Master Chef në vendin me kuzhinën më të njohur në botë

Najada Frasheri ka ikur gjashtë vjeçe nga vendlindja e saj, Tirana, Shqipëria. Duke pasur një gjyshe italiane e ka pasur edhe më të afërt se shumë të tjerë Italinë, vend ku që atëherë jeton edhe sot, e ku si shumë shqiptarë që nuk kanë pranuar thjesht të mbijetojnë, por kanë kërkuar të prekin nivelin më të lartë të shoqërisë italiane, edhe Najada tashmë 33-vjeçare është bërë Master Shefe në vendin me kuzhinën më të famshme në botë.

E gatuan për restorante me 5 yje, të vendosur edhe në kështjellat më elegante të Italisë, duke qenë edhe konsulente e certifikuar për kuzhinën.

E gjithçka e ka arritur si autodidakte, pa bërë një shkollë për kuzhinën. Por jo vetëm në mjedise luksi. Ka gatuar edhe për të mbijetuarit e tërmetit në Amatrice përpara dy viteve.

Por duke qenë se ka ikur fare e vogël, Najada nuk di ta gatuajë kuzhinën shqiptare, ndaj edhe nuk e ka propozuar dot atë në menytë e restoranteve italiane. Ajo është një tjetër shembull i krenarisë dhe suksesit shqiptar në Itali./RTSH/

Loading...

Lini një Përgjigje

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.