
Eklent Kaçi, 18-vjeç nga qyteti i Laçit ka triumfuar në finalen e “US Open 8-Ball” duke mundur finlandezin Petri Makkonen në turneun Botëror të Bilardos në New York. Sportisti është një tjetër histori suksesi që lartëson emrin e Shqipërisë në botë.
Pas suksesit në SHBA, 18-vjeçari u shpreh se nuk ishte aspak e lehtë. “Kam punuar shumë për këtë ditë, nuk ishte aspak e lehtë fitorja, por jam shumë i lumtur që tani jam numri një në botë” tha ai.
Titujt kampion
Eklent Kaçi është kampion i shumë titujve. Viti 2016, kampion në “Itali Open”.
Vitin 2017, kampion në “World Pool Series 8 ball” (disiplina e lojës së 8-të), “Itali Longoni Open”, kampion.
Në “Kremlin Cup në Moskë Major tournament”, vendin e tretë.
Në SHBA, “Open 9 ball” (disiplina e lojës së 9-të) zë vendin e dytë. “World Pool Series”, vendin e tretë. “World Pool Series”, kampion.
Aktualisht është i pari në renditjen botërore për disiplinën e lojës së 8-të (8 ball). Në Euro Tour Trevizo Open ka zënë vendin e tretë.