PROFIL/ “Mesuesi, gjeniu dhe diktatori”, fati i Nikës nga Dukagjini- sot i mirënjohur në Shkodër…

Historia e pazakontë e e zbulimit të një gjeniu në matematikë në vitin 1961 e më tej fati tragjik i mësuesit që e zbuloi , trajtuar në emisionin “Dosja K” të martën e shkuar, ngacmoi kureshtjen e publikut, për të mësuar më shumë mbi fatin e gjeniut të vogël nga Dukagjini.

Çfarë rruge ndoqi djaloshi 6 vjeçar, pasi aftësitë e tij të pazakonta tërhoqën vëmendjen e vetë diktatorit Enver Hoxha?

Historia e Nikë Marashit, zbulohet sonte në Report tv, në pjesën e dytë të dokumentarit “Mësuesi Gjeniu dhe diktatori”.

Nika është sot 64 vjeç. ai do të rrëfejë gjithë rrugëtimin e tij, nga ditët kur jetonte i veçuar në fshatin e tij në Palaj Shosh të Dukagjinit, njohjen me mësuesin Gjeto Vocaj dhe peshën e famës në psikologjinë e tij prej fëmije gjatë gjithë viteve’60-të.

Sa ndikuan rrethanat kur duhej të kultivohej pasioni i tij për matematikën, në një vend në diktaturë, ku diktohej shumëçka në jetën e gjithkujt dhe sigurisht edhe në jetën e Nikës së vogël?

Pjesa e dytë e dokumentarit zbulon prapaskenat e takimit në zyrën e Enver Hoxhës në vitin 1962, ku ishte vendosur një herë e mirë për fatin e gjeniut të vogël…

Historia e Nikës, na dëshmon poetencialin e lartë të talenteve shqiptarë, por njëkohësisht edhe fatin e trishtë të shumë prej tyre që jetuan në një regjim që kishte në themel kultin e individit dhe uniformitetit…