
Ndryshimet në institucionet kryesore të vendit vijojnë ende. Blerina Doracaj është larguar nga detyra në krye të Hipotekës, dhe në vend të saj emërtohet Elion Semanaj. Kryeregjistruesi i ri është zgjedhur me konkurs.
Por kush është Drejtori i ri i Hipotekave?
I lindur në 1 mars, 1977, Elion Semanaj është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, dega Juridik, në Universitetin e Tiranës.
Ai ka një eksperiencë të gjatë pune si jurist. Elion Semanaj ka kryer detyrën e juristit në Autoritetin Portual, Durrës.
Më tej karriera e tij ka vijuar në Avokaturën e Përgjitshme të Shtetit, ku Semanaj ka kryer funksionin si avokat duke përfaqësuar dhe mbrojtur në gjyq persona fizikë dhe juridikë apo konsulenca liogjore në fushën penale, civile, tregtare administrative etj.
Më pas, nga shtatori i vitit 2013 ai ka qenë Zv/Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Semanaj kandidoi për kreun e KQZ në vitin 206, por më pas u tërhoq nga gara. Ndërsa në datën 15.05.2017, me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Semanaj u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Sot pasdite, Elion Semaj u zgjodh nga kreu i Qeverisë, Edi Rama në postin e Drejtorit të Përgjitshëm të Hipotekave, pasi u zgjodh fitues në një konkurs të hapur për 26 vendet vakante në Hipotekë.