Nuk është personazh i panjohur në Shkodër por edhe më gjërë. Jo vetëm për shkak të pozicionit si gjyqtar por edhe duke qenë shpesh herë objekt i kronika televizive edhe investigative të mediave vendore e kombëtare. Është ky një profil i shpejtë i gjyqtarit Andri Ymeri, makina e të cilit dyshohet se ka qenë objekt i disa keqëbërësve që rreth mesnatës së kaluar, i kanë vënë flakën në afërsi të Kishës Françeskane në Shkodër ku ishte parkuar mjeti, në afërsi të pallatit ku jeton gjyqtari.
Në një emision të njohur investigativ, Andri Ymeri u denoncua publikisht se bashkë me një koleg tjetër kanë marrë rryshfet. Ymeri ësht përfolur dhe akuzuar nga një i dënuar me 21 vjet heqje lirie, se e kishte dënuar padrejtësisht.
Para rreth 10 viteve, në vitin 2009, ai është hetuar edhe për shpërdorim detyre dhe për mos mbajtjen e procesverbaleve të një çeshtje të të njëjtit vit nga një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë. Ai është shprehur se ndodhej në Spanjë ndërsa është dënuar padrejtësisht në mungesë. Mësohet se gjyqtari Ymeri nuk ka qenë pjesë e trupave gjykuese në çeshtjet e bujshme në Shkodër, të cilat nuk kanë munguar.
Gjyqtari Ymeri ka qenë disa vite edhe kryetar i Gjykatës në Shkallës snë Parë në Shkodër. Deri në këto momente nuk rezulton që gjyqtari Andri Ymeri të jetë bërë pjesë e vetting-ut dhe nuk parashikohet as përfshihet gjatë kësaj vjeshte.