Ditën e sotme Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë me dije se propozimi i tij për të emëruar ambasadore të SHBA në Republikën e Shqipërisë, është Yuri Kim. Kim është anëtare karriere në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtoreshë e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake. Ajo ka shërbyer gjithashtu si Asistent Special i Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Gjithashtu shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë. Ajo flet koreane, kineze, japoneze dhe turke.