Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

PROFIL/ Ida Kraja, ndër aktoret e pakta të profilit komik

ShkodraWeb 26 November, 2017
idaKraja

Nga Xhahid Bushati

1. Ajo grua rreth të 69-ve që e takova gati një dekadë më parë (tashmë ka disa vite që ka ndërruar jetë), me lëvizjet e zhdërvjellta që bënte, me sytë e zinj që i ndritnin përherë, me humorin që me sa dukej e kishte karakteristikë të natyrës së saj; tregonin se ende jetonin vitet e vajzërisë… Por kur vuri gjyslykë, nuk e di pse m’u duk si një gjyshe (ajo gjyshja e bukur, si çdo gjyshe, që kërkonte fëmijët “t’i stoliste” me diturinë magjike të përrallave dhe të ëndrrave përrallore). Thashë me vete, pa guxuar t’i them Ida Krajës, njërës ndër aktoret e para të lëvizjes amatore të qytetit tim (Shkodrës), se qenka e vështirë të sfidosh pleqërinë… E qeshura jote e pastër si një qiell i kaltër e sfidon…

2. M’u kujtua një frazë nga tregimet e librit “Vdekja e magjistares” i shkrimtarit të talentuar Kim Mehmeti, të cilin dua ta perifrazoj: “… unë kisha dëshirë t’i kujtoja fëmijërinë, ndaj i vardisesha me pyetje të më tregonte.” Dhe Ida nisi kështu: “Kam lindur më 13 prill të vitit 1926 në Shkodër. Në këtë shtëpi që së bashku po zhvillojmë këtë bisedë. Këtu kam kaluar fëmijërinë, rininë, këtu jam martuar dhe, po këtu po e kaloj pleqërinë… (qesh) “Eh, – psherëtin Ida, e pastaj vazhdoi: – Kujtimet janë të shumta…”

3. Në klasën e parë kishte mësuese murgeshat Emilia e Stenla Koladën. Më pas kalon në Shkollën Shtetërore. Kujton me respekt mësueset e klasës së pestë: Liza Ashiku e Luçije Serreqi (poete për fëmijë). Përsëri kthehet në Shkollën Stigmatine, ku kryen kursin e ultë të parë e të dytë. Në fund mbaron Institutin femëror “Donika Kastrioti”, ku diplomohet mësuese.

4. Kujtime nëpër vite…

*”Ishte festa e Kshndellave. Pa i marrë leje askujt, hipa në podiumin e Betlemit dhe nisa të recitoj vjershën “O Krisht i vogël, o Krisht i lumë…” Papritmas më kapi për dore padër Anton Kiri e më tha: “Je një vajzë shumë e zonja! Do të bëhesh një recituese e mirë!”

*”Babanë tim, Tishin, e kam pasur komik. Nxirrte bejte “qit e prit”. Unë nuk i largohesha prehërit të tij, kështu që shpesh nxirrja edhe unë ndonjë bejte të vogël. Pastaj edhe vëllezërit e motrat e mia nuk më linin rehat. Duke parë aftësitë e mia për recitim; shfletonin libra, gjenin vjersha dhe më “detyronin” t’i recitoja…”

*”Me maturanët e Pedagogjikes po bëja një orë letrare. Tregimin e kisha inskenuar. Bile kisha kontroll edhe nga Ministria e Arsimit. Kur mbarova orën e mësimit, njëri nga anëtarët e ekipit m’u afrua dhe më pyeti: “Keni luajtur ndonjëherë në skenë?” Iu përgjigja: “Kur kam qenë e vogël kam luajtur në pjesët: “Shtatë xhuxhat dhe Borëbardha”, “Sherret e një vajze”, etj. Ai përsëri vazhdoi: “Ju keni prirje të bëheni aktore. Atje e keni vendin. Mos e harroni këtë porosi…”

M’u kujtua, përsëri, babai im, Tishi, kur e mbështetur në supin e tij nxirrja nga një bejte të vogël dhe… sigurisht m’u kujtua edhe padër Anton Kiri.

*”Në melodramën “Dasma shkodrane” që u dha më 15 shtator 1947, me autor dhe regjisor Artistin e Popullit Andrea Skanjeti, kisha një rol shumë të lezetshëm, atë të shkueses. Roli më shkoi mirë. Në momentin kur nënës së vajzës (të cilën e interpretoi Luçije Fani) do t’i jepja paratë, nga lart shkëputet një copëz dërrase dhe më bie në kokë. Ashtu mes dhimbjeve, unë vazhdoja të interpretoja fjalët e tekstit: Paska qenë sahati i hajrit! S’ka dhandërr ma të mirë se të kam ba! Paska kenë sahati i hajrit!” Kështu u mbyll roli im.

*Në pjesën “Ishulli i paqes” të J. P. Petrov, që u shfaq në vitin 1949, paraqita tipin e një gruaje llafazane, por që kishte një burrë plak (interpretuar nga Artisti i Merituar Adem Kastrati). Si sot e mbaj mend… Ishte momenti kur do të interpretoja një monolog të gjatë, tepër të gjatë. Ademi si komik diç më foli. Unë qesha aq shumë sa s’mbaja dot të qeshurën. Vazhdoja të interpretoja. Por e qeshura vazhdonte… Spektatori nuk kuptoi gjë. T’ju them të drejtën, në ato çaste, pse t’ju gënjej, e ndjeva veten aktore të vërtetë…”

*”Më pyetët për fëmijërinë, për rolet që kam interpretuar, por kam dëshirë, edhe pse në këtë moshë pleqnie, të kujtoj shoqet e mia të viteve të rinisë, që së bashku kapërcyem muret e fanatizmit, bashkë provuam emocionet e sukseset e roleve të njëra-tjetrës. Kujtoj dramën “Emira” të V. Prendushit. Regjisor ishte Ludovik Kiri. Atëhere ishim në Shkollën e Murgeshave Stigmatine. Data ishte 23.02.1935.

Kështu më vjen ndër mend Agetina Daija, edhe pse ishte një tip i mbyllur, rolet ashtu në heshtje i nxirrte mirë, Albina Dajçi e shkathët e me një intuitë fëminore të cilësuar, Mici Deda edhe kjo e shkathët, Marije Rranxi që luajti shumë role por më pas iu kushtua sportit, Marije Deda në rolin e harapeshës në dramën “Juvenilja”. Mbase mund të kem harruar edhe ndonjë shoqe… Por… ju e kuptoni që kanë kaluar shumë vite. Edhe një gjë dua të kujtoj. Është fjala për rolin tim të fundit. Dhe ishte ai i Madërgonës tek drama me të njëjtin titull të Andrea Skanjetit. Isha në rolin kryesor. E dashurova shumë! Por… fatkeqësisht nuk i dhashë aq shumë jetë në skenë, sepse pikërisht në ato ditë më vdiq nëna. Pikëllimi im qe shumë i madh, aq i madh sa “u përshëndeta” me skenën, për ta harruar përgjithnjë atë… Ishte e dhimbshme për mua! Por… kështu… qenka jeta…”

Në vend të mbylljes 
Ida vazhdoi jetën e mësuesisë. Po si mësuese, doli në pension. Që ajo të mos harrohej apo të bëhej harrim i vetvetes, pas shumë e shumë vitesh pata rastin ta takoj e të bisedoj me Idën, për të evidentuar vlerat që dha ajo në lëvizjen amatore teatrore, si dhe për të kujtuar se, Ida interpretoi edhe në dramën “Nën gështenjat e Pragës”. Për personazhin që aktroi, me vërtetësi e dallueshmëri paraqiti pasionet e flakta që kishte kjo grua për bashkëshortin e saj ushtarak (roli i interpretuar nga Gjovalin Çarkaxhia). Pas shfaqjes, regjisori Andrea Skanjeti i thotë: Mendoj që ti, Ida, rolin e ke zbërthyer drejtë.

Ajo duke qenë kërkuese ndaj vetes, edhe në një rol episodik që kishte te drama “Portreti” i A. Afinogiekov, që u shfaq në nëntor të vitit 1945 në kinema “Rozafat”, i dha suksesin e duartrokitjet e spektatorit.

Në të gjitha pjesët që interpretoi, të cilat u vunë në skenë nga Andrea Skanjeti, regjisori në ditarin e tij për Ida Krajën do të shkruante: Është ndër aktoret e para të grupit amator teatror të Shtëpisë së Kulturës, qe ndër të paktat e profilit komik. (Shkodër, shtator 2017)

 

[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO/ Berisha si Rama, poston nje “miremengjes”, por sulmon kryeministrin me “qytetar dixhital”
Artikull pas: DOSSIER/ Si u vra Qemal Stafa, kryetari i rinise komuniste, i rrethuar nga 200 forca të armatosura në Tiranë

TË FUNDIT

shkodra vjeter me ngjyra 2025
  • Dossier

NGA MITRO ÇELA – Historia e dashurisë së vajzës së ambasarorit rus në Shkodër me të riun shkodran…

ShkodraWeb 25 October, 2025
marie tuci
  • Kryesore

VIDEO – E lumja Marie Tuci përkujtohet në 75- vjetorin e vdekjes nga torturat e Sigurimit të Shtetit…

ShkodraWeb 25 October, 2025
pacolli aeroporti vlore 2025
  • Aktualitet

“Nuk e kemi njohur e as takuar kurrë”, sulmet mediatike lidhur me aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza noteres

ShkodraWeb 23 October, 2025

TË FUNDIT

  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.