
Sigurisht, emërtimi “inxhinierja e parë shqiptare e aviacionit”, ngjall kërshëri sapo e dëgjon. Bëhet fjalë jo vetëm për një profesion por edhe biznes jo shumë të mirënjohur në Shqipëri. Interesant është fakti, se ashtu si thuajse të gjitha “herët e para” në këtë vend, edhe “inxhinierja e parë shqiptare e aviacionit”, ka lidhje me…Shkodrën.
Senada Mehmeti, tashmë e ka regjistruar emrin e saj në historinë e aviacionit shqiptar, kurdo të shkruhet apo rishkruhet ajo. Por Senada nuk ndalet këtu. Tashmë, ajo është zyrtarisht në nisje të një rrugëtimi të ri, e cila e vendos përballë një sfide aspak të lehtë për këdo: Të kërkojë mbështetjen me votë të shkodranëve, për ti përfaqësuar në Kuvendin e ri që do të dalë pas zgjedhjeve të 11 maj 2025.
Si e vetmja vajzë me “inxhinierja e parë shqiptare e aviacionit”, Senada ka çelur një shteg të ri, teksa në politikë, ajo po nis të akumulojë eksperiencë që do ti sherbejë. Sigurisht, futet në politikë me një bagazh edhe në komunikimin publik, krijuar si pedagoge pikërisht në fushën nga ka studiar edhe vetë, Inxhinierinë e Ndërtimit.
Mesazhi që jep Senada, është i thjeshtë dhe i qartë. Ajo futet në politikë për të ndërtuar, duke sjellë si bonus realizimin e ideve që për shumë kënd mund të konsiderohen të vështira në arritje. Sepse ajo vetë, ndërmori një profil arsimor jo të zakonshëm, duke u shenjuar si “inxhinierja e parë shqiptare e aviacionit”.
Në daljet e saj publike, Senada ka treguar vullnet, vullnet dhe vendësmëri për të arritur aty ku dëshironte. Duke nisur nga dega që zgjodhi, e cila sipas saj, është shumë e bukur por shumë e vështirë- sidomos për vajzat, në kufinjtë e të pamundurës. Pikërisht për këtë, pas inxhinierisë së ndërtimit, vijoi rrugëtimin akademik si inxhiniere aviacioni.
E pamundura, realizimi i saj, duket se është grishja më e madhe e Senadës, jo vetëm në profesion por edhe në politikë ku sapo ka nisur të hedhë hapat parë, të cilët duken të sigurtë që në nisje. Mjafton ta dëgjosh në artikulim, në kongeguencën e mendimit, si përfaqësuese spikatur e një brezi që sot, nuk e ka të lehtë të qaset me publikun. Por kjo vajzë, ia ka dalë me guxim dhe vendosmëri në arritjen e synimeve që i ka vënë vetes, me gjasë, edhe në politikë.
Senada Mehmeti, ka kapur thelbin e politikës, për të qenë e përgjegjëshme sot dhe në vazhdim. Inxhinieria është një profesion që kërkon vigjilencë, sepse gabimet më të vogla mund të çojnë në katastrofa shumë të mëdha. Pak a shumë, kështu ndodh edhe me politikën, këto 35 vitet e fundit. Senada ka mundësi ta çojë në një nivel tjetër, më të përgjegjshëm, më pranë njerëzve, edhe politikën./ShkodraWeb/