Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PROFIL I PAAUTORIZUAR – Ted Kopliku, i riu që sfidon “xhaketat e vjetra” për të përfaqësuar Shkodrën…

ShkodraWeb 18 April, 2025
ted kopliku profil i paautorizuar 2025

Ted Kopliku nuk është rastësisht pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër. Ai është pjesë e një bërthame familjare me lidhje dhe kontribute për këtë forcë politike. Në këtë vazhdë, natyrshëm edhe angazhimi politik i Tedit, do të ishte në këtë linjë të vijimësisë së etapave të jetës.

Ajo që vihet re menjëherë, janë disa karakteristika të brezit që Tedi përfaqëson edhe në politikë. Dukshëm është impulsiv, deri tek i vrullshëm nëse do të flasim me figura letrare të përshtatshme. Ai prezanton imazhin e një të riu idealist, duke gjetur ngjashmëri tek disa elementë të të rinjve të fillim viteve ’90.

Aftësitë në artikulim, kontatohen lehtësisht në daljet e tij publike, qoftë në media por edhe në takime përballë me qytetarët. Forca e artikulimit por edhe argumentimit, janë mbi nivelin mesatar të brezit që përfaqëson. Gjuha e përdorur në komunikim, natyrshëm është ajo e një kritizeri përballë një rivali në qeverisje, duke u përpjekur të bindë se alternativa politike që përfaqëson, është më e mirë.

Edhe si pjesë e “Brain Gain”, Tedi e njeh terrenin politik, pjesë e rëndësishme e të cilit, si deputet, kërkon të bëhet pas 11 majit 2025. Por sigurisht, kjo periudhë, deri me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, do ti sherbejë për ta njohur më në brendësi, siç ndodh normalisht me çdo individ që bëhet pjesë e një gare politike, këtë herë dyfishe: përballë rivalit politik por edhe përballë kandidatëve të së njëjtës “familje politike”.

Të thuash që sfida e Ted Koplikut është tatëpjetë, e lehtë, nuk është shumë pranë të vertetës. Njësia matëse e një gare elektorale, janë votat që vijnë nga zgjedhësit. E në garën “brenda familjes”, Tedi ka përballë figura të njohura prej vitesh politikisht brenda strukturave por edhe publikisht përmes aktivitetit.

Por edhe në këtë garë, Tedi mund të ketë një “faktor plus”. Duke qenë një figurë e re politike, me moshë të re, me cilësi lehtësisht të dallueshme në publik, mund të sherbejë si magnet, brenda dhe jashtë “familjes politike” ku bën pjesë. Aq më tepër, kur përballë ka edhe “xhaketa të vjetra”, bojëdalë nga jashtë dhe me astar të holluar si “letër cigare” nga brenda.

Pavarësisht asaj që duket mediatikisht, shkodranët kanë dhënë mjaftueshëm prova se ditën e fundit vendosin për votën e tyre. Deri atëherë, të gjithë duhet të presin, edhe Ted Kopliku. Sigurisht, siç edhe të tjerët, punon dhe duhet punuar por edhe nëse rezultati nuk është ai që pritet, Tedi ka një favor: moshën e re! Në të gjithë skenarët e mundshëm, ai akumulon një vlerë që merret me vete: eksperiencën, e cila ndihmon edhe në rritjen e ngritjen politike! /ShkodraWeb/ 

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 18 prill 2025…
Next: VIDEO – “Të mos e lejojmë të hyjë në ‘Final 4′”, Brdaric tregon objektivin e ndeshjes me Elbasanin…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.